Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Filloj zbatimi i ligjit të ri të emigracionit: Përfitojnë mijra emigrantë që humbën lejet 10 vitet e fundit

Filloj zbatimi i ligjit të ri të emigracionit: Përfitojnë mijra emigrantë që humbën lejet 10 vitet e fundit

Ministria e brendshme greke nxorri qarkoren për zbatimin e ligjit të ri 4332/2015 për emigracionin, që ka të bëjë kryesishtë me emigrantët që kanë humbur lejen e qëndrimit gjatë 10 viteve të fundit duke ju ofruar mundësi për ta rifituar sërisht atë, si dhe me dispozitat e reja të bashkimit familjar, ku do të ketë lehtësira për nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi, për të cilat nuk do të jetë e nevojshme paisja me vizë pranë autoriteteve konsullore greke në Shqipëri. Duke filluar nga data 21 tetor 2015 qarkorja ka udhëzuar dhe urdhëruar qendrat e emigracionit në prefektura për fillimin e pranimit të kërkesave për paisjen me leje qëndrimi të këtyre kategorive. Që nga dita e Mërkure 21 tetorë ka filluar zbatimi i ligjit të ri që favorizon shumë emigrantë, ku do të përfitojnë tre kategori emigrantësh të cilët deri më tani ligji grek nuk i lejonte të paiseshin me leje qëndrimi për arsye të mungesës së dokumentacioneve që u kërkoheshin nga institucionet greke, ku një pjesë e madhe ishin viktima të shkaktuar nga pasoja e krizës ekonomike që pllakosi Greqinë..

Kush përfiton dhe çfar dokumentash duhen për të përfituar lejen e qëndrimit në bazë të këtij ligji?

Në bazë të nenit 8, paragrafi 23 i ligjit 4332/2015, përfitojnë:
Leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme që jepet me vendim të koordinatorit të administratës së decentralizuar
I. Posedues lejesh qëndrimi që kanë skaduar 10 vjeçarin e fundit para se të paraqitet aplikimi i tanishëm

Dokumentat që kërkohen
1- Fotokopje të pasaportës, qoftë dhe sikur ajo të ketë skaduar
2- Një titull qëndrimi (leje qëndrimi), pavarësisht se cili autoritet e ka lëshuar, që ka skaduar gjatë dhjetëveçarit të fundit para dorëzimit të aplikimit.
3- Paravolo (taksë) me vlerë 300 euro.
4- Dokumente që vërtetojnë ruajtjen e lidhjeve me Greqinë, pas skadimit të lejes së qëndrimit dhe deri në datën e aplikimit. Dokumente të tilla konsiderohen:
Vërtetime për ndjekjen e mësimeve të gjuhës greke
Dëftesa studimi në shkollat greke të nivelit të parë apo të dytë
Leje të mëparshme qëndrimi, pavarësisht nga autoriteti që i ka lëshuar
Kopje të deklaratave tatimore të viteve të mëparshme
Vërtetime siguracionesh në një ent grek të siguracionit primar
Vërtetime për lidhje të mundshme familjare me një qytetar grek apo homogjen
Vërtetim studimi në institucionet arsimore të vendit
Fatura të veprimeve bankare
Akte noteriale që janë hartuar dhe nënëshkruar në prani të të interesuarit.
5 -Librezë shëndeti, personale apo familjare e vlefshme, ose dokument i aftësisë siguruese, ose
vërtetim i blerjes së ditëve të siguracioneve që kërkohen për përmbushejn e aftësisë siguruese, nga cilido ent publik siguracionesh.
II. Posedues lejesh qëndrimi me kohëzgjatje të përgjithshme 5 vjet, që kanë skaduar 10 vjeçarin e fundit para se të paraqitet aplikimi i tanishëm
Dokumentet që kërkohen:
Fotokopje e pasaportës, qoftë dhe sikur të ketë skaduar
Leje qëndrimi me kohëzgjatje të përgjithshme pesë vjet, pavarësisht nga autoriteti që i ka lëshuar, dhe që kanë skaduar gjatë 10 vjeçarit të fundit para se të paraqitet aplikimi për leje të jashtëzakonshme
Taksa (Paravolo) me vlerë 300 euro
Librezë shëndeti, personale apo familjare e vlefshme, ose
Dokument i aftësisë siguruese, ose vërtetim i blerjes së ditëve të siguracioneve që kërkohen për përmbushejn e aftësisë siguruese, nga cilido ent publik siguracionesh.
Si do të sigurohet numri i siguracioneve, për ata që nuk kanë numrin e nevojshëm ose nuk kanë fare siguracione:
Marrje në dorëzim e gjithë dokumentave të tjera që paraqesin me aplikimin, dhënie e vërtetimit blu të tipt A.
Shërbimet do të duhet t’i informojnë të interesuarit se duhet të shkojnë në entin e siguracioneve ku ishin më parë të siguruar apo dëshirojnë të sigurohen, me qëllim që të kryejnë blerjen e siguracioneve që nevojiten dhe të paraqesin vendimin e blerjes brenda gjashtë muajve që nga data e aplikimit në prefekturë, mos paraqitja e faturës së blerjes së siguracioneve nga aplikuesi do ta penalizoj duke i refuzuar aplikimin.
Shërbimet kompetente të siguracioneve do të kryejnë shitjen e ensimave, pa kërkuar prej të interesuarit dokument tjetër, përveç pasaportës dhe vërtetimit blu të tipit A.
Procesi i blerjes së ensimave do të fillojë pas datës 1 dhjetor 2015.
Leje qëndrimi për bashkim familjar
Dokumentet që kërkohen:
Formulari i aplikimit
Dy (2) fotografi të kohëve të fundit, me format pasaporte, si dhe në trajtë elektronike të arkivuara në CD, në trajtën grafike JPEG 2000.
Kopje e legalizuar e pasaportës së vlefshme
Kopje e lejes së qëndrimit të personit që e ka në ngarkim, me vlefshmëri të paktën dy vjeçare
Çertifikatë lindjeje e fëmijës (fëmijve), deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit 4332/2015.
Dokumente që vërtetojnë se pas lindjes së fëmijve ka qëndruar në Greqi
Aftësi siguruese të ngjashme me të personit që e ka në ngarkim
Taksa (Paravolo), sipas dispozitave të nenit 132 të ligjit 4251/14

About The Author

Related posts