Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kanceri i gjirit, mbi 350 gra humbasin jetën cdo vit në Shqipëri

Kanceri i gjirit, mbi 350 gra humbasin jetën cdo vit në Shqipëri

Mbahet ne Tiranë Konferenca e tretë ndërkombëtare për sensibilizmin në luftën kundër kancerit. Sipas të dhënave vetëm në një vit në vendin tonë, mbi 350 gra humbasin jetën nga sëmundja e kancerit të gjirit. Autoritetet shëndetësore pranojnë mangesitë në parandalimin e saj dhe thonë se duhet bërë më shumë punë, përballë shifrave në rritje të vdekjeve.

Në Shqipëri rreth 350 gra humbasin jetën çdo vit nga kanceri i gjirit. Sipas specialistit të shëndetië publik Alban Ylli, kjo sëmundje po rritet duke zënë mbi 20% të gjithë tumoreve në vendin tonë.

Alban Ylli :” Është një sëmundje relativisht e shpeshtë. Prevalenca e kancerit të gjirit zë mbi 20 % të prevalencës të së gjithë kancerave në Shqipëri . Është një sëmundje që po rritet, edhe për këtë nuk ka dyshim . Vdekshmëria nga kanceri i gjirit mund të kalkulohet në shifrat e 12 -13 për 100 mijë që do të thotë rreth 350 gra të humbin jetën nga ky kancer .”

Në Konferencën e tretë ndërkombëtare për sensibilizmin në luftën kundër kancerit, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e drejtoi gishtin nga vetja kur tha se duhet bërë më shumë për parandalimin e sëmundjes.

Ilir Beqaj :“Ne u angazhuam të bindur që qasja më e mirë është parandalimi. Pra qasja më e mirë spostimi i mendjes nga sëmundja te shëndeti, nga pacienti te qytetari.Secili prej nesh që jemi në sallë që ka një eksperiencë të afërt familjare-shoqërore me sëmundjen e kancerit të ngrejë dorën.”

Sipas të dhënave të Shëndetit Publik ndërgjegjësimi i grave për tu kuruar është rritur. Vitin e kaluar janë shënuar 20% më shumë shtrime në Spitalin Universitar në Tiranë. Në këtë qender në një vit kryhen 500 operacione.

Albana Vokshi : “Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj për herë të parë pranoi një të vërtetë . Beqaj tha sot se ai është ministri i sëmundjeve. Po kjo është e vërtetë . Ai është ministri i sëmundjes madje kampioni i sëmundjes më të rëndë për një shtet dhe një shoqëri demokratike.Është ministri kampion i korrupsionit “

About The Author

Related posts