Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shërbimet Konsullore që ju ofron Ambasada shqiptare në Greqi

Shërbimet Konsullore që ju ofron Ambasada shqiptare në Greqi

KMA NEWS/ PROCEDURAT KONSULLORE

Lista e sherbimeve konsullore qe ofrohen ne Ambasaden e Republikes se Shqiperise – Athine

1. Pasaportat dhe kartat e Identitetit.

Procedura e pajisjes me pasaporte e shtetasve Shqiptare ne Ambasadë

Shtetasit shqiptarë mund të aplikojnë për pasaporta biometrike dhe karta identiteti pranë ambasadës Shqiptare në Athinë, duke lënë një takim paraprak në këtë nr. telefoni 210-6876212.

Nuk mund te aplikohet vetem per karte identiteti.

Per shtetasit mbi 16- vjec është e domosdoshme të paraqesin

a) pasporta eksistuese si dhe kartën e identitetit ( detyrimisht për rastet kur ka aplikuar)

b.Faturën e pagesës nga Pireos BANK në nr.llogarise 5053-052306-404. Vlera e takses kur aplikimi per pasaporte eshte 130 Euro. ndersa per karten e identitetit 12 euro.

Për shtetasit nen 16- vjec duhet të paraqiten edhe

a) Certifikate lindjeje e 6-muajve te fundit me fotografi .

b) Certifikate familjare e 6-muajve te fundit.

c) Gjate aplikimit duhet te jene prezent njeri nga prinderit si dhe femija .

Kohezgjatja e prodhimit te pasaportes eshte nga 20 dite deri ne 6 jave.

Ne rast te riprodhimit te pasaportes per here te dyte, per arsye te humbjes apo demtimit te saj, shtetasi duhet te paraqese edhe vertetimin e humbjes të lëshuar nga organet e policies greke .Vertetimi duhet te jete i legalizuar nga MPJ greke dhe i përkthyer zyrtarisht

2. Legalizime.

Legalizimi i akteve të lindjes së femijeve te lindur ne Greqi i akteve te vdekjes kur qytetari shqiptar vdes ne Greqi

a- Për të kryer legalizimin nga Ambasada te nje certifikate femije te lindur ne Greqi.

· Duhet te jene te plotesuara te gjitha rubrikat e nevojshme si me poshte:

· emri i femijes, emri i babait, emri i nenes, seksi, ditelindja, vendlindja.

· Duhet te jene te legalizuara paraprakisht nga Ministria e Puneve te Brendshme adresa Stadhiu 27 Omonia dhe Ministria e Puneve te Jashtme te Greqise Arionos 10 Monastiraq

· Taksa e pageses eshte 15 euro.Pagesa bëhet në Pireos Bank,në nr e llogarisë 5053-047484-795

· Për legalizimin e cdo lloj dokumenti tjetër të prodhuar në Greqi me destinacion për tu përdorur në Shqipëri, legalizimi paraprak kryhet në Ministrinë apo institucionin grek që ka prodhuar dokumentin më pas në MPJ greke dhe në fund në Ambasaden Shqiptare.

· Përkthimi i të gjitha dokumentave në gjuhën greke kryhet në Shqipëri në një noter te lincensuar nga Ministria e Drejtësisë Shqiptare.

3. Martesa

(A) Martesë mes dy shtetasve shqiptarë

Dokumentacioni për secilin nga shtetasit sa më poshtë

1. Çertifikatë për Lidhje Martese (të legalizuara nga Prefektura) dhe e lëshuar 3 muajt e fundit

2. Çertifikatë Lindje me fotografi (të legalizuara nga Prefektura) dhe e lëshuar 3 muajt e fundit

(B) Martesë e një shtetasi shqiptar me një shtetas grek

Dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e Certifikatës për Lidhje Martese për shtetasin shqiptar pranë gjendjes civile në Shqipëri sa më poshtë:

Certifikatë Lindje e bashëshortit të ardhshëm grek, e legalizuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të shtetit Grek.Fotokopje e legalizuar e pasaportës apo kartës identitetit.Leje Martese (Adhia Gamo) e bashkëshortit të ardhshëm grek, e legalizuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të shtetit Grek.Në pamundësi një certifikatë beqarie ose certifikatë familjare ku tregohet qartë statusi civil.

(ose në pamundësi të marrjes së Lejes së Martesës mund të paraqitet certifikatë beqarie (pistopitiko agamias) si dhe një Certifikatë Familjare ku te tregohet se është beqar,I divorcuar ose I ve)

Certifikatat e Lindjes dhe Leja e Marteses e shtetasit grek legalizohen në ministritë greke më pas në Ambasadë dhe në vijim dërgohen në Shqipëri për të marrë Certifikatën e Lejes së Martesës për shtetasin shqiptar.

Shpallja e martesës për shtetasit shqiptarë dhe tërheqja e dokumentacionit për martesë për shtetasit shqiptarë në gjendjen civile në Shqipëri, mund të bëhen edhe me një prokure te posacme nga Ambasada.

· Taksa e pagesës për legalizimin e cdo dokumenti dhe për cdo prokurë është 15 euro dhe kryhet në Pireos Bank,në nr e llogarisë 5053-047484-795

Taksa e pageses për celebrimin si dhe vertetimin e lëshuar për martesa me shtetas të huaj eshte 30 euro.

4. Prokura te ndryshme

Shtetasit shqiptare mund te pajisen prane Ambasades vetem me Prokura perfaqesimi per terheqje dokumentash te te gjitha llojeve, prane zyrave te shtetit shqiptar apo kryerjen dhe përfaqësimin në këto institucione.

Pranë sektorit konsullor qytetarët shqiptarë mund të kryejnë edhe deklarata të ndryshme për ti përdorur në institucionet e Shtetit Shqiptar edhe në Shtetin Grek, ,të cilat vërtetohen nga Ambasada

Per sa I perket prokurave te perfaqesimit per shitje-blerje pasurie te patundshme, kryerje veprimesh financiare prane bankave apo institucioneve te tjera perkatese, shtetasi duhet te kerkoje kryerjen e ketij sherbimi vetem prane notereve greke qe operojne ne Greqi.

Ne perfundim te hartimit, shtetasi duhet te legalizoje aktin noterial ne:

1. Ministrine e Drejtesise se Greqise,

2. Ministrine e Jashtme te Greqise,

3. Ambasaden e Republikes se Shqiperise.

· Taksa e pageses eshte 15 Euro dhe kryhet në Pireos Bank,në nr e llogarisë 5053-047484-795

5. Vertetime te cdo lloji

Shtetasit shqiptare qe duan te marrin vertetime njejtesie apo vërtetime te tjera te ndryshme prane sektorit konsullor te Ambasades duhet te paraqesin ne origjinal dhe ne fotokopje dokumenta te leshuara nga organet e ndryshme te shtetit shqiptar, mbi bazen e te cilave do te leshohet vertetimi i kerkuar.

· Per cdo vertetim taksa e pageses eshte 30 euro dhe kryhet në Pireos Bank,në nr e llogarisë 5053-047484-795

6.Vërtetime të njësisë më origjinalin

Pranë sektorit konsullor mund të kryhet vertetimi i njësisë me origjinalinm për të gjitha llojet e dokumentave zyrtare të tjera

About The Author

Related posts