Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shtyhet me dy javë tenderi për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit

Shtyhet me dy javë tenderi për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit

Tenderi për dhënien me koncesion për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit është shtyrë.

Kompanitë konkuruese i kërkuan Ministrisë së Transporteve shtyrje të afatit përtej datës 15 tetor kur dhe ishte parashikuar shpallja e fituesit.

Edmond Haxhinasto: Është një kërkesë normale proceduriale. Nëse kërkohet shtyrje nga ana e kompanive pjesëmarrëse realizohet. Këtë kemi bërë. Kemi shtyrë me dy javë hapjen e oferta për “Rrugën e Kombit”

Për të parandaluar rrëshqitjet e dherave në aksion nacional tiranë-elbasan, në fshatin Ibë, ministri i Transporteve Haxhinasto tha se kompania po kryen investimin për të zgjidhur situatë.

Edmond Haxhinasto: “Është e turpshme të thuhet por këto rrëshqitje ndodhin 11 km larg Tiranës. Normalisht ky territor duhej të ishte shumë mirë I studiuar dhe I njohur dhe përfshirë në projekt”

Rrëshqitja e dherave ne zonen e Ibes ka qënë një problematikë ne vijimësi gjatë viteve te fundit duke sjellë dëmtimin e dhjetra shtëpive dhe bizneseve.

About The Author

Related posts