Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Testohen cilësitë e aspirinës anti-kancer

Testohen cilësitë e aspirinës anti-kancer

Gjyqi më i madh klinik në botë për të shqyrtuar nëse aspirina mund të parandalojë rikthimin e kancerit do të fillojë në Britaninë e Madhe.

Rreth 11 mijë persona që kanë pasur kancer gjiri, prostate, stomaku etj, do të përshihen në testim.

Pasiguria për cilësinë anti-kanceroze të këtyre ilaçeve ka çuar në rritjen e debateve të ashpra në vitet e fundit.

Nëse funskionojnë, shkencëtarët thonë se kjo do ndryshojë gjithçka. Studiuesit do të krahasojnë grupet e pacientëve që marrin doza të ndryshme aspirine me njerëzit që marrin pilula qetësuese.

Megjithatë shkencëtarët paralajmërojnë se aspirina nuk është e përshtatshme për të gjithë dhe nuk duhet përdorur pa këshilla mjekësore.

Ajo duhet marrë me kujdes sepse mund të shkaktojë efekte anësore të tilla si ulcerat apo gjakderdhje nga stomaku, shkruan BBC.

About The Author

Related posts