Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

“Vatra Labe” në Athinë, kujton poetin e madh të labërisë Zaho Balili

“Vatra Labe” në Athinë, kujton poetin e madh të labërisë Zaho Balili

KMA NEWS/ Të shtunën më 24 Tetor 2015 emigrantët shqiptarë në Greqi, nënë drejtimin e shoqatës kulturore “Vatra Labe” në Athinë, me interesimin e drejtëpërdrejtë të kryetarit të saj zotit Veis Gjoka, kanë zhvilluar një aktivitet përkujtimor në nderim  të një nga poetët më të shquar të Labrisë dhe aktivistit  më të madh të kohëve të vështira të emigracionit, njeriut me zemër të madhe të paharruarit Zaho Balilit. Veç miqëve, familjarëve dhe shokëve të poetit, merrnin pjesë edhe përfaqësues të ambasadës shqiptare në Athinë, përfaqësues të shoqatave shqiptare në Greqi, kryebashkiakja e Gjirokastrës znj. Zamira Rami dhe shumë artistë e aktivistë që jetojnë e punojnë në Greqi. Organizatorët dhe pjesmarrësit e shumtë që e kanë njohur nga afër poetin, sollën për auditorin çaste kujtimesh nga jeta dhe vepra e poetit të madh lab, ku nuk ka munguar edhe kënga e bukur polifonike labe të cilës Zaho ju përkushtua aq shumë. Grupi polifonik “Lot Kurbeti” i themeluar nga vetë rapsodi Balili, çeli aktivitetin duke sjellë para të pranishmëve një buçetë të përzgjedhur nga vepra e rapsodit, duke emocionuar të pranishmit. Në respekt të njeriut human dhe model të emigracionit dhe të labërisë kanë interpretuar edhe grupet  e tjera polifonike si “Vllazërimi”, “Fllad Labërie” etj, Interpretimi i vogëlushve Mitaj, ja ka shtuar bukurinë aktivitetit duke gërshetuar muzikën popullore të trevës së veriut me polifoninë dhe muzikën popullore të treva të jugut. Voglushët nënë tingujt virtuoz të çiftelisë, ku i kënduan vendlindjes dhe gjuhës së nënës kanë përcjellë emocione të paimagjinueshme për të pranishmit.
Personalitete të tillë si Zaho Balili, të cilët kanë lënë vepra pas janë të pavdekshëm.  Zaho Balilit, ishte i pranishëm në këtë event të bukur e të rëndësishëm të organizuar nga Vatra Labe, pasi aty ishte nektari i ëmbël që Zaho i ushqeu dhe i bëri bilbilat e labërisë briland. Jo pak, por bëhet fjalë për mbi 400 tekste nga krijimtaria e rapsodit dhe poetit Zaho Balili që i këndohen sot kulturës dhe historisë shqiptare. Një ushqim që ja la trashgim jo vetëm labërisë, por të gjithë Shqipërisë. Zaho do të jetë gjithmonë mes shokëve që i deshi dhe e deshën aq shumë. Mesazhi në këtë aktivitet ishte i qartë:  Miqtë dhe shokët i thanë Zahos se je dhe do të mbetesh mes nesh, na  mungon, por vetëm fizikisht, se me shpirtë dhe me zemër të kemi gjithmonë në gjirin tonë të shoqërisë që i deshe dhe të deshën shumë.

About The Author

Related posts