Nëntor 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Analiza e Gramoz Ruçit për Ramën, qeverinë dhe “impulset” që kërkon Meta

Analiza e Gramoz Ruçit për Ramën, qeverinë dhe “impulset” që kërkon Meta

KMA NEWS/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi thotë se është pakënaqur me punën e deritanishme të qeverisë. Një nga njerëzit më të rëndësishëm në Partine Socialiste pas Edi Ramesthotë në një intervistë së Vizion+ se edhe vetë kryeminisri është i pakenaqur.

“Unë e njoh mire Edi Ramen dhe besoj qe njeriu me i pakënaqur ne atë qeveri është vete Edi Rama. Pasi kam kaluar shume kryeministra ne keto 25 vjet dhe e vlerësoj per vizionin qe ka për qeverisje, per perkushtimin, per energjine, per kohen që vë në dispozicion per marredheniet qe nderton. Nje njeri qe ka nje vizon te tille, nje perkushtim dhe nje ambicie te tille natyrisht qe eshte i pakenaqur me efektivitetin dhe nuk eshte i lumtur Edi Rama. Ndryshimi i qeverise eshte ekskluzivitet dhe atribut vetem i atij që drejton kabinetin dhe ai merr persiper edhe kostot”.

Ruçi thotë se nuk ka krisje në koalicionin mes PS- se dhe LSI-se që sipas tij funksionon. Ai lexon ndryshe deklaratën e përsëritur të Ilir Metes për “nevojën e impulsive te reja në qeveri”.

“Impulse te reja nuk do te thote emra te rinj ne kabinetin qeveritar. Nese do te vazhdojme me lodra fjalesh ky eshte tjeter muhabet. Per mua asnjehere nuk ka persosmeri. Une e shikoj funksionimin e koalicionit jo tek deklaratat qofte edhe individuale te njerit apo te tjetrit. Po une e shikoj ne qendrimet dhe veprimet kolegjiale qe mbahen si nga LSI edhe nga partia socialiste ne kabinetin qeveritar dhe ne sallen e parlamentit”.

I pyetur lidhur me diskuktimet per nje ndryshim te mundeshem te sistemit zgjedhor kryetari i asamblese socialiste mohon qe te kete negociata me partine demokratike por qendrimin e tij lidhur me kete çeshtje.

“Une jam partizan per mazhoritar te paster, po absolutisht per mazhoritar te paster. Qe do te thote ballafaqim balle perballe kush te fitoje. Por ketu nuk behet fjale se ç’mendoj une. Pse? Asnje parti e vetme qofte kjo partia socialiste, partia demokratike, LSI nuk mund te ndryshoje keshtu sistemin. Pra per sistemet zgjedhore ne pergjithesi dhe kodin ne vecanti duhet nje dakordesi e plote e spektrit politik, te pakten atij parlamentar”.

Ai ka zbuluar edhe hapin e rradhës së qeverisë.

“Duke filluar nga dita e neserme e deri ne mes te muajit dhejtor, jo vetem Edi Rama po e po, por nen drejtimin e Edi Rames i gjithe kabineti qeveritar do te jete ne takime intensive me te gjithe zgjedhesit tane me strukturat tona , per te komunikuar me ta lidhur me ato qe kane bere ne keto dy vjet qeverisje dhe me ato qe do te bejne ne dy vjetet e ardhshem te qeverisjes”.

Gramoz Ruci ka folur edhe per reformen ne drejtesi dhe dekrimnalizimin te cilat i konsideron si dy sifdat me te medha te mazhorances qe qeveris vendin.

About The Author

Related posts