Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrestohet noterja, falsifikonte dokumente pronësie

Arrestohet noterja, falsifikonte dokumente pronësie

KMA NEWS/ Një notere është vënë në pranga, pasi falsifikonte dokumente pronësie në emër të të vdekurve. Bëhet fjalë për noteren Majlinda Jangulli, 47 vjeç nga Dibra, e cila ka falsifikuar dokumente pronësie në emër të një personi të vdekur.

Policia e Dibrës ka ndaluar 47 vjeçaren Majlinda Jangulli, pas informacioneve se ajo kishte bërë kalimin e një prone në emër të shtetases me inicialet N.K., e cila rezulton e vdekur që në vitin 2004. Policia gjithashtu ka ndaluar edhe Ylber Lami, 32 vjeç, nën akuzën e nënshkrimit të një kontrate shitblerjeje, me një shtetas i cili nuk ka qenë prezent. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë se rrethit gjyqësor Dibër për këta dy shtetas, mbi të cilët rëndon akuza për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentacionesh”.

About The Author

Related posts