Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Basha merr raportin e KE-së: Për mos hapjen e negociatave përgjegjës Rama

Basha merr raportin e KE-së: Për mos hapjen e negociatave përgjegjës Rama

KMA NEWS/ Njësoj si ish-kryeministri Berisha, edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, bëri fajtor Edi Ramën për mos hapjen e negociatave me BE-në. Duke folur për mediat pasi, kryetarja e delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin i dorëzoi raportin, Basha u shpreh:

“Përgjegjësia për mos’hapjen e negociatave është e atij që shkatërroi procesin zgjedhor, është e njeriut që edhe sot zvarrit pafundësisht konsensusin për ligjin e dekriminalizimit duke u bërë mburojë e njerëzve me rekorde kriminale. Për fat të keq, raporti e rendit Shqipërinë të vetmin vend në Ballkan pa negociata të hapura”.

Më tej ai u bëri thirrje qytetarëve për protesta që të marrin në dorë fatin e tyre.

“Është koha që shumicës Rama-Meta t’i tregojmë vendin, të marrjes në dorë të fateve të vendit si europianë”, u shpreh kreu i opozitës.

About The Author

Related posts