Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Braho: Impulset e reja nuk do të ndalen, brenda dhjetorit kabineti i rifreskuar

Braho: Impulset e reja nuk do të ndalen, brenda dhjetorit kabineti i rifreskuar

KMA NEWS/ Impulset e reja në qeverinë e kryeministrit Rama duket se nuk do të ndalen. Pas dorëheqjes surprizë në ministrinë e Drejtësisë, LSI paralajmëron të tjera lëvizje. Është vetë Spartak Braho, një nga zërat me peshë në partinë e Ilir Metës që në një prononcim për gazetarët ka thënë se ndryshimet do të jenë graduale dhe do të vazhdojnë deri në fund të vitit.

“Këto janë impulse jo vetëm për ato që ka thënë kryetari Meta, por edhe për ato që ka thënë edhe kryeministri Rama”.

Duke iu referuar deklaratave te kryeministrit Rama se nuk do te kete ndryshime ne qeveri Braho eshte pergjigjur shkurt: “Burri luan, guri s’luan”. Shpresojmë edhe për ndryshime të tjera. Gradualisht brenda këtij viti besoj se do ketë edhe përmirësime të tjera” – deklaroi Braho për gazetarët.

Edhe kryeparlamentari Meta la të kuptohej në prononcimin e tij për mediat sot pasdite se nuk mund të thoshte që s’ka ndryshime në kabinetin qeveritar.

About The Author

Related posts