Nëntor 13, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Incident i rëndë para parlamentit grek, dhunohet egërsisht deputeti Jorgos Kumucakos

KMA NEWS/ Një ngjarje e rëndë e pazakotë ka ndodhur sot në Athinë. Një grup njerzish të dyshuar si pjestarë të Agimit të Artë, kanë goditur barbarishtë me grushta dhe me mjete rrethanore deputetin e Demokracisë së Re Jorgos Kumucakos, gjatë një manifestimi të organizuar nga Organizata e Pondëve në Greqi. Sipas njoftimeve, zoti Kumucakos sapo ka përfunduar deklaratat e tij, një grup njerëzish  të cilët qëndronin pranë anëtarëve të Agimit të Artë që ishin të pranishëm në manifestim, kanë mësyer në drejtim të deputetit të Demokracisë së Re duke e goditur atë. Megjithë ndërhyrjen e forcave të policisë nuk është bërë e mundur evitimi i aktit të dhunshëm, ku deputeti mori plagë të rënda në fytyrë, si dhe iu gris deri edhe xhaketa. Të pranishëm në vendin e ngjarjes ishin deputetët e Agimit të Artë, Ilias Kasidhiaris, Panajotis Iliopulos, Nikos Mihos dhe Kosta Barbarusis. Menjë herë kanë reaguar edhe partitë parlamentare në Kuvend të cilat kanë dënuar njëzëri rastin duke kërkuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe çuarjen para drejtësisë të autorëve..

About The Author

Related posts