Tetor 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Emigrantët shqiptarë fesojnë larmishëm festat kombëtare: Federata përmbyllë maratonën e festimeve në Greqi

Emigrantët shqiptarë fesojnë larmishëm festat kombëtare: Federata  përmbyllë maratonën e festimeve në Greqi

KMA NEWS/ Federata e Shoqatave të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, në kuadër të festimeve të festave të Nëntorit ka kremtuar sot në mënyrë masive faestat e 28-29 Nëntorit, duke shënuar kështu edhe ditën përmbyllëse të aktiviteteve për këto ngjarje të rëndësishme kombëtare.

Në eventin e organizuar në Kypseli të Athinës, veç emigrantëve të shumtë të ardhur nga të gjitha viset e Greqisë, përfaqësuesëve të shoqatave etj, ishte i pranishëm edhe Ambasadori shqiptar në Greqi z. Dashnor Dervishi.

Grupet polifonike labe, “Vllazërimi” i Kastriot Lekdushit, ai “Lot Kurbeti” dhe rapsodët e çiftelisë “Zëri i Vendlindjes”, me këngët e bukura patriotike sollën për të pranishmit një copëz tokë nga mëmëdheu, ku pa dyshim të dukej vetja sikur ishe në Vlorë dhe jo në Athinë.

Edhe grupi i valleve me interpretimet modeste ia shtoi akoma më shumë bukurinë kësaj nate të bukur, ku gjatë gjithë kohës mbizotëroj një atmosfer e larmishme festive.

Kryetari i Federatës z. Etmond Guri, në fjalën e tij përshëndetëse pasi foli mbi rëndësinë dhe vlerat e ktyre festave dhe pasi falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen, përmes një mesazhi të qartë u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë për bashkim, duke theksuar se vetëm të qenurit të bashkuar do të bëjë të dëgjohet dhe respektohet zëri ynë.

Vetëm të bashkuar do të kemi mundësinë të bëhemi faktor dhe jo vetëm kaq, por faktor shumë i rëndësishëm si në jetën politike shoqërore greke, poashtu edhe në Shqipëri.

Rroftë 28-29 Nëtori! Lavdi veprës së ndritur të patriotëve shqiptarë! Lavdi Dëshmorëve të Atdheut! Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptarë!

Ambasadori shqiptar z. Dashnor Dervishi, i emocionuar vlersoj dhe falenderoj organizatorët për aktivitetet e shumta dhe të bukura të organizuar gjatë këtyre ditëve në përkujtim të festave kombëtare. Gjatë përshëndetjes së tij ai tha: Nuk kam çfar të shtoj më shumë, pasi të gjitha i thane me fjalët e bukura dhe me zërin e ëmbël të tyre artistët e mrekullueshëm.

Nuk besoj, se as në Shqipëri flamuri i bukur kombëtar nuk është respektuar dhe valvitur më shumë se sa këtu. Ambasadori u uroj sukses, fat e mbarësi të gjithë familjeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe gjithë shqiptarëve kudo janë.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Presidentja e Fondacionit “Maragaret Thatcher” për Shqipërinë, zonja Ana Preka.

Sot me 29 Nëntor u mbyll edhe cikli i aktiviteteve të shumta festive për nderë të festive kombëtare të Shqipërisë, duke ja lënë radhën festimeve të fstave të fundvitit muajn e ardhshëm.

Shiko më poshtë,  fotot e aktivitetit:

VANI3453VANI3536VANI3525VANI3455VANI3482grupi vllazerimiVANI3493VANI3474VANI3490VANI3468

About The Author

Related posts