Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Emigrantët shqiptarë përkrahë popullit francez

Emigrantët shqiptarë përkrahë popullit francez

Një përfaqësi e emigrantëve shqiptarë e kryesuar nga drejtues të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, nënë interesimin e drejtëpërdrejtë të kreyetarit të Federatës zoti Etmond Guri, kanë kryer homazhe në Ambasadën franceze në Athinë, në shenjë respekti për viktimat e masakrës së Parisit, ku u vranë barbarisht 132 qytetarë dhe mbi 300 të tjerë u plagosën rëndë nga një sulm terrorist, ku i ashtuquajturi Shteti Islamik, ISIS mori përgjegjësinë për sulmin. Përfaqësuesi i shqiptarëve zoti Guri, u shpreh se sot të gjithë jemi francez dhe të gjithë emigrantët shqiptarë, e gjithë Shqipëria është në krahë të popullit francez. Ai shtoi se Demokracia nuk gjunjëzohet përpara terrorizmit dhe çdo llojë përpjekje tjetër kriminale që mundohet ta dëmtoj atë. Duke dënuar aktet terroriste si një përpjekje për të shkatërruar demokracinë dhe lirinë gjenë rastin tu përcjellë një mesazh bashkëatdhetarëve tanë kudo që janë, ku në këto ditë të pasigurta të kenë kujdes dhe të kontrollojnë lëvizjet pasi terrorizmi nuk njeh fe, ide, miqësi dhe kombësi, Terrorizmi njef vetëm krimin. Në përfundim zoti Guri u shpreh: Demokracia do të fitoj dhe terrorizmi do të shkatrrohet në një kohë të shkurtër, e mira do të triumfojë mbi të keqen e madhe…

About The Author

Related posts