Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi uron shqiptarët për festat kombëtare

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi uron shqiptarët për festat kombëtare

KMA NEWS/ Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, dhe kryetari i saj z. Etmond Guri, i uron gjithë kombit shqiptarë pa dallim dhe në mënyrë të veçantë Komunitetit Shqiptarë në Greqi, Gëzuar ditën e Pavarësisë, festën e Flamurit tonë kombëtar dhe 70 vjetorin e Çlirimit të Atdheut. Gëzuar Ditën e Flamurit, Pavarësinë e Shqipërisë!! Një ditë që na jep krenari dhe sublimitet Shqiptarisë sonë të dashur, kudo në botë. Gëzuar festën e Çlirimit, ditën që na radhiti përkrahë aleatëve të fuqive të shteteve më të mëdha të botës në fitoren kundër Nazizmit dhe Fashizmit. Sot, është dita që përulemi me respekt e mirënjohje të larte për patriotet e mëdhenj të kombit tonë.

mondi 2“Kremtimi i ktyre dy festave të rëndësishme kombëtare e gjen Komunitetin tone këtu në Greqi më të bashkuar se kurr, dhe kto ditë të shënjuara na frymzojnë për një obligim më të madhë në çështjen e bashkimit dhe të organizimit të komunitetit tone në shtetin Helen”- shprehet kreu i komunitetit Etmond Guri.

rapsodetMe këtë rast në kuadër të aktiviteteve të shumta të organizuara nga Federata dhe komuniteti ynë, Federata do të zhvillojë edhe aktivitetin përmbyllës të festimeve të shumta të organizuara për festat e 28-29 Nëntorit në mbarë Greqinë. Ditën e dielë me 29 nëntor në orën 18.00 në adresën Evelpidhon nr. 18 Kypseli në Athinë, do të zhvillohet një koncert i madh festiv me pjesmarrjen e emigrantëve shqiptarë nga të gjitha viset e Greqisë. Federata ka nderin të  ftoi të gjithë përfaqësitë e emigrantëve dhe emigrantët shqiptarë në festën e madhe të kombit.

“Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permende kam.”

Gjergj Fishta

 

mondi

lokali kuqezi

aambasada feder

About The Author

Related posts