Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Fiks Fare kryqëzon drejtorin e burgut. Seks dhe drogë në këmbim të parave

Fiks Fare kryqëzon drejtorin e burgut. Seks dhe drogë në këmbim të parave

KMA NEWS/ 30 mijë lekë për një vend pune si kuzhinier në burg, 30 mijë lekë për një takim “special” dhe 5 mijë lekë për një cigare hashash. Këto janë çmimet e shërbimeve që ofronte drejtori i burgut të Drenovës në Korçë, për të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë burg, të cilat i pagoi me largimin e tij nga posti.

Bëhet fjalë për drejtorin e Burgut të Drenovës në Korçë, Laert Çeliku, i cili u shkarkua nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, pas një inspektimi të kryer në këtë burg të sigurisë së lartë.

Pas një investigimi për tre muaj gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” sollën të merkuren fakte për mënyrën se si të burgosurit që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Korçë përfitojnë të drejtat që u takojnë me ligj, apo realizojnë takime speciale, madje edhe sigurojnë telefona celularë apo cigare me hashash.

Emisioni “Fiks Fare” u vu në lëvizje nga ankesa e një të dënuari, i cili po vuan dënimin në IEVP e Korçës. I dënuari mes të tjerash tregon se në burgun e Drenovës ka një rrjet punonjësish të këtij burgu, ku bën pjesë edhe ish-drejtori Laert Çeliku, të cilët bëjnë të mundur futjen e celularëve, drogës, hashashit, takimeve speciale jashtë radhe.

Në këtë takim ai tregon se ka punuar disa herë në kuzhinën e burgut nga ku e ka hequr ish-drejtori Çeliku. Ai kërkon që të punojë përsëri në kuzhinën e burgut, por sipas tij, drejtuesi i burgut i ka kërkuar 30 mijë lekë. Përfitimi i të dënuarit në këtë rast është ulja e dënimit nëpërmjet punës së tij në kuzhinë, pasi sipas ligjit atij i hiqen katër ditë burg në muaj, nëse punon në burg.

Pas kësaj bisede, mamaja e të dënuarit takon ish-drejtorin Çeliku në zyrën e tij. Në atë takim drejtuesi I IEPV Korçë kërkon 30 mijë lekë për të bindur shtatë anëtarët e komisionit që ta punësojnë të dënuarin në kuzhinë. Madje drejtori thërret në zyrë një nga vartëset e tij dhe i kërkon të bëjë gati dokumentacionin për punësimin Drejtori lekët i merr jashtë burgut në dy këste.

Gjatë marrjes së lekëve ai i shpjegon nënës së të dënuarit se paratë do ua ndajë anëtarëve të komisionit që firmos punësimin e të burgosurit në kuzhinë. I shpjegon se do të heqë një të dënuar tjetër që e ka në atë pozicion pune e do ta zëvendësojë me të dënuarin për të cilin paguhen paratë.

Pasi mori pagesën e parë dhe i premton mamasë të të dënuarit se djalin do ia punësojë që të nesërmen në kuzhinë në mënyrë që ai të përfitojë uljen e ditëve të dënimit , drejtuesi I IEPV së Korçës në zyrën e tij brenda ambienteve të institucionit, premton se do t’i realizojë të dënuarit jashtë radhe një takim special me një vajzë në një ambient ku nuk survejohet nga kamerat.

Ky shërbim sipas tij kushton 30 mijë lekë, pasi ka disa punonjës që do e ndihmojnë. Lekët i merr sërish me dy këste, pagesa bëhet në ambientet e administratës së burgut. Pasi merr paratë, drejtori ngarkon një nga punonjësit e burgut që të lejojë vajzën që të hyjë në takimin special.

Ai kujdeset që vajza të futet në ambientet e burgut pa u regjistruar, pra duke shkelur procedurën. Gjatë bisedës që bashkëpunëtorja e “Fiks Fare” pati me të dënuarin, ai i tregon sesi abuzohet në qelitë e burgut të Drenovës. Tregon se në atë burg hyjnë droga të llojeve të ndryshme, celularë, madje tregon edhe tarifat.

Sipas të dënuarit është një rrjet personash që menaxhohen nga drejtori të cilët u fusin të dënuarve telefona celularë në qeli, drogë të kuqe ,të bardhë dhe hashash. Madje i dënuari tregon se ka një dozë hashash në qeli.

About The Author

Related posts