Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Fillon zbatimi i ligjit të ri për emigrantët: Përsëri një shans, që mirë do ishte, mos ta nënvlerësoni

Fillon zbatimi i ligjit të ri për emigrantët: Përsëri një shans, që mirë do ishte, mos ta nënvlerësoni

Nga Eduart TAFAJ, Kryetar i Shoqatës “ILIRIA”

KMA NEWS/ Përsëri një shans, që mirë do ishte, të mos ta nënvlerësonit.
Pas daljes së qarkores për zbatimin e ligjit të ri të emigracionit ku pritet të përfitojnë mijra emigrantë të cilët kanë humbur lejet e qëndrimit në greqi gjatë 10 viteve të fundit edhe në Qarkun e Magnesias, zyra e Prefekturës (Periferias) për emigrantët, po funksionon normalisht bënë me dije shefii i Drejtorisë së Shërbimit për Emigrantët z.Antonis Zahos.
– Emigrantët, të cilëve ligji i ri u jep të drejtën për të depozituar kërkesën me dokumentet përkatëse për legalim, duhet të paraqiten mbas takimit që do kenë mbyllur përmes telefonit, pa qenë e domosdoshme të paraqitet pranë kësaj zyre. Deri më tani, procesi po ecën normalisht, thotë z. Zahos. Emigrantët vijnë, dhe sipas rasteve që po evidentojmë këto ditë, numuri i emigrantëve do jetë goxha i përfillshëm. Ne si zyrë – thotë ai, kryesisht përballojmë çdo ďitë 20 kërkesa, por kjo s’do thotë që merremi vetëm me këtë proces. Pranë punonjësve të instuticionit tonë, çdo ditë ka emigrantë, për çdo lloj problemi që mund të kenë edhe ne duke ju kërkuar mirëkuptimin e tyre bëjmë të pamundërën, që askush të mos largohet pa mbaruar punë. Gjithsesi, jo të gjithë e marrin këtë shërbim! Në ligj janë të sanksionuara qartë, se cilat kategori emigrantësh përfitojnë. Do ishte mirë qe emigrantët të marrin një informim të saktë, para se të bëjnë çfarë do lloji inisiative thekson shefi i zyrës së emigrantëve z.Antonis Zahos.
Në Qarkun e Magnesias Volos, jeton një numur i madh emigrantësh shqiptarë. Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendëshme, deri më dt.13.10. 2015, në këtë Qark janë të legalizuar 9.016 emigrantë të moshave dhe gjinive të ndryshme, me kombesi shqiptare. Zyra e shërbimit të emigrantëve mbanë lidhje të vazhdueshme me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Magnesias, për informimin sa më të saktë dhe për tju ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë për sqarimet e nevojshme në lidhje me dokumentacionet që u nevoiten emigrantëve për të aplikuar për lejen e qëndrimit.

About The Author

Related posts