Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Francë: Një grup personash po mbahen peng nga njerëz të armatosur

Francë: Një grup personash po mbahen peng nga njerëz të armatosur

KMA NEWS/ Autoritetet franceze, por jo vetëm janë vënë sërish në alarm mbrëmjen e së martës. Gjithçka ndodh në qytezën e Roubaix, në jug të vendit në afërsi të kufirit me Belgjikën. Nga disa burime mediatike mësohet se bëhet fjalë për disa të lënduar me armë zjarri. Të njëjtat burime thanë se një grup personash janë duke u mbajtur peng nga njerëz të armatosur. Sipas “Le Figaro” po mbahen peng një drejtor banke dhe familja e tij. Gjithçka po ndodh pranë një stacioni karburanti. Të tjera burime në vendin e ngjarjes u thanë gazetarëve se bëhet fjalë për një grabitje dhe jo për një akt terrorist. Personat janë mbyllur në një godinë dhe nga aty kanë hapur zjarr mbi forcat e policisë në vendin e ngjarjes.

About The Author

Related posts