Gusht 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Grushta në kuvend mes Asllan Dogjanit e Pirro Lutaj

Grushta në kuvend mes Asllan Dogjanit e Pirro Lutaj

KMA NEWS/ Shprehja “njeri me dy fytyra” që Asllan Dogjani ia drejtoi Pirro Lutajt, ka qenë “pika që derdhi gotën e ujti” në marrëdhënien e tensionuar mes të dyve. Pas kësaj, deputeti socialist është ngritur në këmbë dhe ka future këmishën në pantallona, si për t’u përgatitur për sherr. Asllan Dogjani nuk është intimiduar. Përkundrazi, siç shpjegon sot gazeta Panorama, ai është ngritur në këmbë dhe aty kanë plasur grushtat. Menjëherë ndërhyri sigurimi i kuvendit për të qetësuar situatën.

Debati mes deputetëve:

Lutaj: Zotërinj të nderuar, buxheti i hartuar nga Ministria e Financave ka marrë parasysh edhe sugjerimet tuaja dhe mendoj se është i mjaftueshëm për të përmbushur misionin e shërbimit tuaj!

Dogjani: Si ka mundësi, o zotëri, që paraqitesh me dy fytyra? Kur ishim bashkë në opozitë, mbaje tjetër qëndrim, kërkoje që institucionet e sigurisë kombëtare, siç është SHISH, të mbështeteshin dhe të financoheshin më mirë dhe me më buxhet për të përmbushur misionin, Ndërsa tani del dhe na thua buxheti është i mjaftueshëm, mos hapni gojë dhe shkoni të përmbushni misionin tuaj. A mund të garantohet siguria kombëtare me kaq buxhet? Je me dy fytyra!

Lutaj:Si njeri me dy fytyra të gjithë të njohin ty, që gdhihesh socialist dhe ngrysesh demokrat!

Lutaj fut këmishën në pantallona, Dogjani ofendohet.

Sherr me grushta mes te dyve, ndërhyjnë deputetët Pjerin Ndreu dhe Arben Çuko.

About The Author

Related posts