Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ikin krerët e shtetit: Shqipëria, pa kokë drejtuese në dorë të Peleshit

Ikin krerët e shtetit: Shqipëria, pa kokë drejtuese në dorë të Peleshit

KMA NEWS/ Për të disatën herë tre krerët e shtetit shqiptar janë larguar në vizita jashtë vendit në të njëjtën kohë gjë që është e ndaluar nga Protokolli i Shtetit. Në kapitullin e katërt të ceremonialit zyrtar, pikërisht në pikën 1.11, thuhet: “Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”. por në shqipëri ndodh e kundërta. Nishani drejtë Kroacisë, Rama drejtë Kinës, ndërkohë që Meta i drejtohet Italisë! Në kulmin e gadishmërisë nga frika e terrorizmit, vendi lihet pa kokë drejtuese. E çuditëshme!!!

Presidenti Bujar Nishani ka udhëtuar drejt Kroacisë për të marrë pjesë në samitin e Brdo-Brijunit, e konfirmuar nga stafi i kreut të shtetit.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është nisur për një vizitë zyrtare në Itali, vizitë për të cilën nuk ka njoftim zyrtar, por që shqiptarja.com e ka konfirmuar nga stafi i ngushtë i tij.

Kryeministri Rama është nisur për një vizitë 3-ditore në Kinë, nga e cila pritet të kthehet të enjten.

Në një kohë që në të gjithë Europën flitet për rrezik nga terrorizmi, krerët e shtetit shqiptar i kanë lënë çelsat e shtetit shqiptar në dorë të zv.kryeministrit Niko Peleshi që tashmë është autoriteti më i lartë zyrtar në vend.

Ceremoniali zyrtar i Republikës se Shqipërisë

1.11. Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht per cdo levizje te tre personaliteteve kryesore jashte shtetit. Vizitat koordinohen ne menyre qe te mos jene te tre njekohesisht jashte vendit ne te njejten kohe.

1.12. Presidenti I Republikes, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit kryejne vizita te nivelit te larte jashte shtetit. Protokolli i Shtetit merret me procedurat zyrtare te organizimit te ketyre vizitave, nga pergatitja deri ne perfundimin e tyre. Ne funksion te ketij programi bashkepunohet me kabinetet perkatese.

About The Author

Related posts