Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ilir Meta: Progres-raporti vlerëson rolin e Kuvendit

Ilir Meta: Progres-raporti vlerëson rolin e Kuvendit

KMA NEWS/ Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi sot pasi mori progres-raportin e vitit 2015 të Komisionit Evropian për Shqipërinë, se në këtë dokument vlerësohet puna e Kuvendit të Shqipërisë.

“Është vlerësuar roli i parlamentit në monitorimin e institucioneve të pavarura dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile, sikundër kemi në konsideratë të gjitha sugjerimet e tjera që jepen për të rritur kapacitetet e Kuvendit të Shqipërisë për një ekspertizë më të kualifikuar të shërbimeve të Kuvendit për të përmirësuar procesin ligjbërës”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit nenvizoi gjithashtu se “mbetet mjaft e rëndësishme për të ardhmen dhe për çeljen e negociatave që të ecet sa më shpejt për të përbyllur procesin e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi, e cila do të jetë shumë e rëndësishme, jo vetëm për të forcuar sundimin e ligjit në vend, jo vetëm për të luftuar krimin e organizuar, por edhe për të përmirësuar klimën ndaj biznesit dhe sidomos për të nxitur më tej investimet e huaja në vendin tonë”.

Kurse duke folur për ecurinë e refomës në drejtësi, Meta tha se po bëhet “gjithçka për të ecur sa më shpejt në mënyrë gjithëpërfshirëse në këtë proces. Ai tha se pasi të kemi opinionet e Komisionit të Venecias, besoj se nuk do të duhet shumë kohë për të ecur drejt vendosjes së shtyllave kryesore të kësaj reforme në parlament”.

Ndërsa pyetjes mbi ndryshimin e ministrit të Drejtësië, Meta, duke vlerësuar sërish dorëheqjen e z. Naço, iu pergjigj se “pa diskutim ky ndryshim absolutisht do t’i shërbejë reformës në drejtësi, rritjes së transparencës dhe rritjes së rolit të ministrisë së Drejtësisë në luftën kundër korrupsionit”.

Pas pritjes që zoti  Meta i bëri  Ambasadores së BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi kreut të kuvendit një kopje të Progres-Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Kryetari i Kuvendit dha një prononcim për mediat. 

Prononcimi i plotë i z. Ilir Meta

“Dua të ndaj kënaqësinë për vlerësimet pozitive në përgjithësi të Progres-Raportit të Komisionit Evropian, sidomos për vlerësimin kyç për progresin e qëndrueshëm që është bërë në drejtim të avancimit të pesë prioriteteve kyçe. Njëkohësisht, dua të shpreh kënaqësinë për vlerësimet pozitive që bëhen në drejtim të Parlamentit përsa i takon funksionimit të tij dhe transparencës në procesin ligjvënës si dhe rolit të Parlamentit për monitorimin institucioneve të pavarura dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile.

Njëkohësisht dua të kemi në konsideratë të gjitha sugjerimet e tjera për të rritur kapacitet e Kuvendit të Shqipërisë dhe për një ekspertizë edhe më të kualifikuar të shërbimeve të Kuvendit për të ndihmuar procesin ligjbërës.

Natyrisht, që mbetet mjaft e rëndësishme për të ardhmen, sidomos për çeljen e negociatave, të ecim sa më shpejt për të mbyllur procesin e dekriminalizimit dhe për të përmbyllur reformën në drejtësi e cila do të jetë shumë e rëndësishme, jo vetëm për të forcuar sundimin ligjit në vend, jo vetëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por pa asnjë diskutim edhe për të përmirësuar klimën ndaj biznesit dhe sidomos për të nxitur më tej investimet e huaja në vendin tonë”.

Pyetje nga gazetarët

Z. Meta, sa kohë do t’i duhet mazhorancës për të implementuar në mënyrë përmbyllëse reformën në drejtësi?

Nuk jam këtu për të folur në emër të mazhorancës, megjithatë do të bëjmë gjithçka për të ecur sa më shpejt në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në këtë proces. Pa asnjë diskutim, pasi të kemi opinionet e Komisionit të Venecias, besoj se nuk do të duhet shumë kohë për të ecur drejt vendosjes së shtyllave kryesore të kësaj reforme në Parlament.

Ndryshimi i Ministrit të Drejtësisë a është një nisja e një vale ndryshimesh në kabinetin qeveritar. Ju z. Meta gjithmonë jeni shprehur se ka nevojë për impulse të reja?

Nuk mund ta them këtë, por pa diskutim që ky ndryshim, për të cilin dua të falënderoj edhe një herë z. Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi, absolutisht që do t’i shërbejë impulseve të reja jo vetëm përsa i takon reformës në drejtësi. Jo vetëm përsa i takon rritjes të transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit, por edhe luftës kundër korrupsionit. Dhe në këtë plan absolutisht jam i bindur që është një lëvizje mjaft pozitive.

About The Author

Related posts