Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Komisioneri i Zgjerimit: Dekriminalizimi është i panegociushëm. Mos e shihni BE-në si bankomat

Komisioneri i Zgjerimit: Dekriminalizimi është i panegociushëm. Mos e shihni BE-në si bankomat

KMA NEWS/ Në ditën kur Shqipërisë iu dorëzua zyrtarisht raport-progresi i Komisionit Europian, komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn shprehet për Abc News se dekriminalizimi është i panegociueshëm. Lexoni më poshtë intervistën e tij të plotë dhënë gazetares Erisa Zykaj.

S e vështirë është për ju si komisioner që të bindni shtetet anëtare të Bashkimit Europian të hapin negociatat me një vend si Shqipëria që ka persona me të dhëna kriminale në gjirin e Kuvendit, në pushtetin lokal apo poste publike. Komisioni i çështjeve europiane të Bundestagut dhe PE-ja bëjnë të qartë, se dekriminalizimi është i panegociueshëm. Është i tillë dhe për ju ?

« Po, është i tillë dhe për mua. Ajo që kuptova sot në mëngjes në diskutimin që zhvilluam në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian është se zoti Fleckenstein së bashku me zotin Kukan ndërmjetësues po ashtu për dekriminalizimi, më siguruan, që do të na ndihmojnë për zgjidhjen e një apo dy çështjeteve që kanë mbetur pazgjidhur lidhur me dekriminalizimin. Mesa shoh brenda disa ditësh ne do kemi dispozita ligjore lidhur me këtë. Ky është një shembull i mirë për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. »

Ju e keni vendosur Shqipërinë në listën e vendeve me origjinë të sigurt. Por qytetarët shqiptare, shumë prej tyre nuk mendojnë, se Shqipëria është një vend i sigurtë. Janë 46.000 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani këtë vit që në janar deri tani. Ata kërkojnë azil, sepse sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i korruptuar, se ata s’mund të fitojnë kurrë kundër një politikani, se nuk mund të gjejnë një vend pune pa teserë partie, apo në rastin e bizneseve duhet të shkojnë në burg për një kupon tatimor. Pra, kemi BE-në që thotë Shqipëria është vend i sigiurtë, ndërkohë që vetë shqiptarët thonë Shqipëria s’është vend i sigurtë.Pak paradoksale kjo, apo jo ?

« Kjo është arsyeja pse ne duhet të trajtojmë këto çështje gjatë punës përgatitore për hapjen e negociatave dhe gjatë negociatave. Prandaj, ne fillojmë me hapjen e kapituve 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me reformat në fushën e sundimit të shtetit ligjor dhe lirive themelore. Por gjithashtu duhet të themi, që ka progres. Për shembull, nëse i referohemi reformës së drejtësisë, unë kuptova se ka një koncept të ri i cili është paraqitur për vlerësim Komisionit të Venecias. Do të shohim, nëse Komisioni i Venecias e vlerëson këtë propozim të mirë apo jo. Por kjo tregon, se gjërat po lëvizin. Nëse shoh vlerësimin e përgjitshëm për vendin, mund të themi se ka progres ».

Qeveria shqiptare ka ndërrmarrë një sërë masash për të luftuar informalitetin në fushën e ekonomisë, Ju nuk jeni përgjegjës për ekonominë dhe financat. Është komisioneri Moscovici. Por nëse nuk gabohem para se të bëheshit komisioner, ju keni qenë kryebashkiak i Vjenës. ABC Neës u ka drejtuar këtë pyetje disa zyrtarëve të lartë dhe dëshiroj që t’jua bëj dhe juve : A shkon një qytetar asutriak në burg nëse nuk paguan faturën e energjisë elektrike ?

Fatkeqësisht nuk kam qenë kryebashkiak i Vjenës. Unë doja të bëhesha kryebashkiak, por nuk u realizua. Por gjithsesi, jam shumë i dedikuar ndaj qytetit tim dhe e njoh vendin tim. Nëse nuk paguan faturën e energjisë, të presin energjinë dhe je i detyruar t’a paguash. Por unë nuk di që kjo të konsiderohet si një akt kriminal. Faturat duhen paguar sigurisht pasi qytetarët duhet të respektojnë detyrimet që kanë.

Në takimin e Vjenës për projektet rajonale, ju treguat nervozizëm ndaj disa liderëve që e shohin Bashkimin Europian si bankomat. Ju deklaruat : Bashkimi Europian nuk është një bankomat. Kush ju nervozoi në Vjenë ? Ishin deklaratat e kryeministrit Rama apo të dikujt tjetër ?

Jo, ishte në një kontekst më të gjerë. Kishte deklarata që vinin edhe nga disa shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe disa liderë që kujtojnë, se Bashkimi Europian ekziston vetëm për të dhënë asistencë financiare. Njerëzit nuk e kuptojnë, që BE-ja është shumë më tepër, sesa dhënie parash. Është një komunitet, që bazohet në vlera, në bindje, në eksperiencë dhe një histori që ne si europianë kemi përjetuar shekullin e fundit. Europa është më shumë sesa vetëm para. Kjo ishte ajo që doja të shprehja kur mora si shembull bankomatin. Por mënyra se si u perceptua në të gjithë Bashkimin Europian është mesazhi që ne duam të përcjellim./ Erisa Zykaj, Abc News/

About The Author

Related posts