Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kriza me Metën: Rama mobilizon militantët

Kriza me Metën: Rama mobilizon militantët

KMA NEWS/ Kryeministri Edi Rama vijoi ditën e sotme takimet me bazën e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit. Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë më tej Shqipërinë”, ky është takimi i dytë i Ramës pasi atij që zhvilloi në fundjavë në qytetin e Korçës. Në përfundim të takimit Rama bëri një postim të shkurtër në faqen e tij në Facebook.

“Takim frytdhënës me socialistët durrsakë për hapjen e mëtejshme dhe rritjen e PS ‪#‎PërtëpastruarmëtejShqipërinë. Koha për t’u bërë pjesë e PS”- shkruan kryeministri.

Si gjatë takimit, ashtu edhe në reagimin e tij të shkurtër në rrjetin social, Rama s’e përmend aleatin, Ilir Meta. E kundërta ndodhte më pëprara, kur gati në çdo takim fliste edhe për kreun e LSI-së, bashkëkryetarin e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Në kohën kur gjithnjë e më shumë flitet për raporte të tensionuara me Metën, kreu i socialistëve kërkon të mobilizojë bazën e partisë së tij për t’u ballafaquar me çdo të papritur. Ndoshta edhe me zgjedhje të parakohshme, por pa LSI-në. I vetëdijshëm për rritjen elektorale të LSI-së, Rama bën thirrje për zgjerim të PS-së, për anëtarësime të reja.

Por nga ana tjetër, le vend për interpretim edhe slogani që ai ka zgjedhur për fushatën kombëtare, ku do të prezantojë arritjet në këto dy vjet qeverisje. “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”. Ndoshta ky slogan nuk është i rastësishëm apo le të themi jo “djallëzor”, por mund të shihet si një goditje indirekte ndaj Ilir Metës. Në rast të një divorci me Ilir Metën, Rama del në fushatë i parapërgatitur dhe u thotë qytetarëve: Pasi hoqëm Berishën nga pushteti, tani është koha të pastrojmë Shqipërinë edhe nga Ilir Meta.

Gjerësisht në media dhe opinionin publik, lëvizja e fundit në Qeveri është parë si një provë force dhe shantazhi e Ilir Metës ndaj Edi Ramës. Ky i fundit insistonte se nuk do të kishte ndryshime në kabinetin qeveritar, ndërsa Meta ripërsëriste kërkesën duke folur për “impulse të reja”.

Për t’i dëshmuar se pa votat e tij kjo qeveri nuk qëndron në këmbë, Meta tërhoqi Nasip Naçon dhe imponoi si ministër Drejtësie, Ylli Manjanin, një nga njerëzit më anti-Ramë në LSI dhe që e ka sulmuar shumë ashpër kreun e socialistëve. Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në ditët dhe muajt e ardhshëm, por duket se ka për të qenë një dimër shumë i ftohte në aleancën Rama-Meta./lapsi.al/

About The Author

Related posts