Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kryeministri Rama rikthen shpifjen si vepër penale

Kryeministri Rama rikthen shpifjen si vepër penale

KMA NEWS/ Tre vite më parë, ish-Kryeministri Berisha hoqi nga Kodi Penal veprën e shpifjes ndaj funksionarëve shtetërorë. Kjo nismë e Berishës në atë kohë u përkrah edhe nga Edi Rama, kurse tani Kryeministri ka propozuar rikthimin e shpifjes si vepër penale. Rama kërkon që shpifja ndaj zyrtarëve të dënohet me gjobë ose deri në tre vjet burg të çdokujt që do të gjendet në faj nga drejtësia.

Top-Channel shkruan se projektligji është miratuar në mes të tetorit, por gjatë konferencës së djeshme bashkë me kryetaren e delegacionit të BE në Tiranë, Kryeministri nuk e reflektoi plotësisht këtë propozim të tijin, kur foli për lirinë e medias.

“Media këtu ka të gjithë lirinë të thotë çfarë të dojë, ka lirinë të shpifë sa të dojë, ka të drejtën të akuzojë kë të dojë, ashtu sikundër unë besoj se media nuk mund të sillet si lulja mos më prek”, tha Rama një ditë më parë.

Sipas shpjegimit që bën qeveria për të mbrojtur propozimin e Kryeministrit, shfuqizimi tre vjet më parë i veprës penale të shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë ishte një veprim i parakohshëm, me impakt negativ dhe që ka nxitur shpifjen në emër të lirisë së shprehjes.

About The Author

Related posts