Tetor 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kur goditen me vezë liderët….

Kur goditen me vezë liderët….

Nga Lutfi Dervishi

KMA NEWS/ Dy vjet më parë në mesin e fushatës elektorale, ish lideri laburistëve Ed Miliband u godit nga një “breshëri” vezësh nga një protestues. U llangos prapa në kokë dhe në kurriz. Arsyeja e sulmit: “Nuk përfaqëson të varfërit sa duhet, por përfaqëson interesat e bankave”.
Është interesant të ndiqet reagimi i rojeve të sigurisë dhe vetë z. Miliband. Rojet nuk ushtrojnë dhunë. E largojnë nga vendngjarja dhe pak minuta më pas protestuesi sqaron arsyet e aktit të tij para gazetarëve. Edhe një prej gazetarëve të pranishëm u godit me vezë gjatë sulmit mbi liderin e opozitës.
z. Miliband pasi hoqi xhaketën, buzëqeshi dhe tha: “nuk është hera e parë që më ndodh kjo gjë, dhe nuk do të jetë hera e fundit”. Në fakt ishte hera e fundit që ndjeu vezët në kurriz.
Por akoma më interesant është reagimi i tij pak orë më vonë në tëitter: “Faleminderit për pritjen e ngrohtë sot te Tregu. Do ta rekomandoj si vend ku lehtësisht gjenden vezë”.
Reagimi sotëm i policisë, pasi disa studentë qëlluan me vezë kryeministrin Rama është tejet i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Së pari policia nuk ka të drejtë të ndalojë studentë në oborrin e universitetit. Madje nuk ka të drejtë të jetë prezent aty. Mund të jetë e pranishme në ambiente universitare vetëm me kërkesë të rektorit/dekani.
Së dyti, dhuna ndaj studentëve ashtu sikundër ndaj ccdo qytetari është e dënueshme.
Së treti, mbajtja në komisariat e studentëve për shkak të protestës (qoftë kjo e dhunshme) është mohim i paligjshëm i lirive.
Në një vend demokratik, liderët politik nuk janë imunë ndaj pakënaqësisë dhe protestës. Protestat e dhunshme janë mjeti ekstrem dhe i fundit që kanë qytetarët përballë indiferencës dhe arrogancës.
Lajm është protesta, por lajm mund të bëhet edhe reagimi ndaj protestës. Në shembullin britanik, e gjithë “tragjedia” kaloi me të qeshura dhe batuta, megjithëse vezët goditën në shenjë.
Kryeministri ynë që shquhet për lartësinë e batutës duhet kujdeset personalisht për studentët e ndaluar, të njoftojnë ndëshkim shembullor nëse provohet ushtrimi dhunës ndaj tyre dhe pse jo…të reflektojë ndaj protestës.
Kur qytetarët reflektojnë më shpesh se njëherë në katër vjet, kur studentët i drejtohen metodave dhunës (pasi i kanë konsumuar protestat paqësore) është koha që të reflektojë edhe qeveria.

About The Author

Related posts