Nëntor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kuvend, hetimi ndërkombëtar i aferës CEZ do të votohet brenda 3 javësh

Kuvend, hetimi ndërkombëtar i aferës CEZ do të votohet brenda 3 javësh

KMA NEWS/ Mazhoranca pranoi të fusë në Kalendarin e punimeve, propozimin për hetim ndërkombëtar të aferës së CEZ. Në 3 javët e ardhshme, parlamenti do të votojë një nga propozimet, që ka vënë në provë marrëdhëniet mes aleatëve në qeveri, por jo vetëm. Të gjithë janë shprehur pro një hetimi me ekspertizë ndërkombëtare të aferës së CEZ, por çështja është shtyrë dhe relativizuar duke u përdorur politikisht nga të gjithë. Në një votim të mëparshëm për futjen apo jo me proçedurë të përshpejtuar në Kuvend, Sali Berisha nuk votoi, megjithëse ishte ai që e propozoi hetimin ndërkombëtar. Ilir Meta votoi pro, ashtu siç kishte premtuar, por i ndau deputetët e tij 10 pro dhe 10 kundër. Socialistët votuan kundër, ndërsa deputetët e opozitës votuan pro, por ato nuk ishin të gjithë në sallë dhe mungesat bënin diferencën në votim.

About The Author

Related posts