Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

LSI i merr Ramës PDIU-n. Meta propozon Andis Harasani tek Transportet dhe Shpetim Idrizin tek Bujqësia

LSI i merr Ramës PDIU-n. Meta propozon Andis Harasani tek Transportet dhe Shpetim Idrizin tek Bujqësia
KMA NEWS/ Burime të rezervuara tregojnë se Ilir Meta nuk ndalon. Pas zëvëndësimit të Nasip Naços me Ylli Manjanin kreu i LSI  ka  rënë dakort që të terheqë Edmond Haxhinaston nga ministër Transporti dhe ta angazhoj me LSI sepse është organizator i shkëlqyer elektoral e në vend të tij ti propozoj kryeministrit, ish-deputetin e PS-së Andis Harasani. Kurse në vend të  Edmond Panaritit, i cili e dorëzon postin e ministrit të Bujqësisë, do të propozojë kryetarin e PDIU deputetin Shpetim Idrizi. Pra që Idrizi shkon ministër Bujqësie është pjesë e marrëveshjes se LSI me PDIU sepse posti i Bujqësisë është brenda “racionit” të Ilir Metës si parti.
Këto lëvizje të shpejta e të befta e vënë kryeministrin Rama para miratimit të emrave të rinjë dhe një fakti se LSI e PDIU janë bllok brenda mazhorancës. Por kjo përshpejton edhe ndryshime të tjera ndër rradhët e PS në kabinetin e Ramës.
Nëse Edi Rama nuk i pranon emrat e propozuar nga Ilir Meta atëhere priten zhvillime interesante në mazhorancë. Ndërsa në darkë ishte mbledhja e keshillit bashkiak të Tiranës për të miratuar një numër projektvendimesh, por LSI e braktisi keshillin bashkiak duke ia rrëzuar propozimet kryetarit Erion Veliaj dhe solli shtyrjen e mbledhjes, mbledhje e cila filloi me dy orë vonesë. Ishte fjala për tarifat për parkingjet në Tiranë të cilat sipas LSI janë shumë të larta këto që propozon PS. Por nëse shikohet përtej tarifave të parkingjeve mund të ndjehet se diçka tjetër po luhet, përveç interesit të keshilltarëve të LSI për të ulur tarifat.
Përplasjet mes Ramës e Metës , qe po duken si paratermete derisa të bjerë termeti 8 ballësh në mazhorancë, ka mundësi të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. K.J.

About The Author

Related posts