Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Manhattan: Filloi viti shkollorë i mësimit të Gjuhës Shqipe për vitin akademik 2015-2016

Manhattan: Filloi viti shkollorë i mësimit të Gjuhës Shqipe për vitin akademik 2015-2016

Nga Keze Kozeta Zylo

KMA NEWS/ Kryeqendrës së botës midis dhjetëra gjuhëve të ndryshme që fliten në këtë ishull i shtohet për të dytin vit radhazi dhe gjuha e mahnitshme shqipe që do të mësohet në këtë vit akademik shkollor 2015-2016.

Mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë është një çështje imediate dhe e domosdoshme për të gjithë fëmijët shqiptarë që lindin dhe rriten jashtë trungut amë. Midis shumë fëmijëve që vazhdojnë të flasin shqip, mjerisht ka mijëra e mijëra fëmijë që janë me prindër shqiptarë në të gjitha vendet ku kanë emigruar dhe e kanë humbur gjuhën shqipe.
Prandaj hapja e shkollave shqipe me program pas mësimit të rregullt në vendet ku jetojnë eleminon humbjen e gjuhës shqipe dhe i bën nxënësit shqiptarë të jenë më të lidhur me vendin e të parëve të tyre. Nga përvoja shumë vjeçare në këtë program kam ndjerë dhe kuptuar se të gjithe ata që vazhdojnë këtë program mësimor në mjediset në shkollë nëpërmjet grupeve të ndryshme e kanë më të lehtë dhe shprehin më shumë interes për Shqipërinë. Ata ndihen krenarë për këtë gjuhë fantastike, të pasur, tingëllimë muzikale dhe ndihen dhe më të rëndësishëm kur truri i tyre zotëron dy gjuhë, sepse zotërimi i më shumë se një gjuhe është siç thotë Ralph Waldo Emerson që Gjuha është si një qytet që ndërtohet nga nga çdo qenie njerëzore që mund të vendosi një gur.
Gjithmonë më ka sjellë kënaqesi profesioni i mësuesisë në Atdhe atje ku fillova karierën time, por akoma më kënaqësi më sjellë kur jap mësim për fëmijët në Diasporë, sepse këtu jemi familje bilinguale, dy gjuhëshe dhe misioni është i dyfishtë…
Përvoja midis nxënësve dhe kolegëve është nga më të ndryshmet, sepse “Alba Life” si një familje ka mbledhur rreth vatrës së saj qindra e qindra shqiptarë, prindër, mësues dhe nxënës. Ja thotë mësuesja veterane në Manhattan Liza Pllumbi e ndjejë vehten sikur të jem në Shqipëri, sepse dashuria për këtë profesion dhe për nxënësit më bën që të vijë me shumë dëshirë për të kontribuar në dhënien e mësimit të Gjuhës Shqipe. Nuk ka më kënaqësi kur ndodhesh pranë tyre dhe dëgjon me durim dhe vëmendje se si duan të mësojnë shqip në mjediset që ne ka krijuar shkolla shqipe “Alba Life” me një përvojë eksellente vazhdon mësuesja e talentuar Pllumbi.
Ndonëse në vitin e dytë na mori pak kohë fillimi i vitit mësimor ngase u ndërrua administrata në shkollen ku jepnim mësim vitin e kaluar, por pas shumë përpjekjesh dhe mundimesh ja dolëm mbanë së bashku me mësuese Pllumbin për të sjellë përsëri fëmijët pranë bangave të Shkollës Shqipe do të shprehej Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life” shkollë që operon në tri qytete të Nju Jorkut si në Staten Island, Brooklyn dhe në Manhattan.
Nxënësit dhe prindërit e pritën me ngazëllim këtë lajm të rëndësishem dhe sytë e tyre ndrinin nga gëzimi kur erdhën në shkollë. Ndonëse ishte dita e parë, përsëri pjesëmarrja e tyre ishte e kënaqshme, ngase ka dhe shumë të tjerë që nuk e dinin sepse ishin të konfuzuar me ndërrimin e mjedisit të shkollës ku u zhvillua vjet. Mësuesit i mirëpresin krah hapur të gjithë ata që dëshirojnë të vijnë pranë shkollës shqipe në Manhattan për të mësuar Gjuhën Shqipe. Sidoqoftë është shumë mbresëlënëse dita e parë e shkollës, sidomos kur sheh më të vjeterit se si takohen me njeri tjetrin dhe të rejat që ata sjellin nga kujtimet e bukura të pushimeve të verës që shumë prej tyre i kanë kaluar në Mëmëdhe.
Nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe ata zbulojnë botën e ndritshme të Shqipërisë, e kam fjalën për kulturën, traditat, zakonet dhe gjithçka që ka trashëguar kombi ynë ndër shekuj.
Mjaft prindër të rinj ndjenin emocion kur shikonin fëmijët e tyre që uleshin pranë bangave të shkollës dhe hapnin abetaret për të mësuar alfabetin shqip.
Më duhet të falënderoj prindër të devotshëm që vinë nga larg Manhattanit si nga Quinsi Eduard Kulla, nga Westchester Sava Hysa, apo Leonora Rexhaj e cila shkoi disa herë për të parë vendin se ku të zhvillohej mësimi për fëmijët e saj dhe ishte tejet e gëzuar kur dëgjoi për këtë lajm të bukur. Une do të sjellë dhe nipin me mbesën herën tjetër vazhdonin prindërit në diskutime pasi ka shumë prindër që nuk e dinë hapjen e Shkollës Shqipe këtu në Manhattan.
Dita e premte ishte një ditë e shënuar për të gjithë prindërit, mësuesit dhe nxënësit pasi vetë Gjuha Shqipe, mësimi i saj e bën ditën e parë të fillimit të shkollës shqipe një ditë gati të shenjtë…

6 Nëntor, 2015
Manhattan, New York

About The Author

Related posts