Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mediat kundër Ramës/ Ylli Rakipi: S’ma lejon etika të them që Rama është kryeministri më budalla

Mediat kundër Ramës/ Ylli Rakipi: S’ma lejon etika të them që Rama është kryeministri më budalla

KMA NEWS/ Mediat sot janë vënë përballë Kryeministrit dhe Qeverisë për ashpërsimin e toneve të shefit të Qeverisë, i cili përkrah Ambasadores së BE-së një ditë më parë foli për media gjobëvënëse dhe për komente që siç tha i vijnë nga këneta. Kjo shkaktoi sot një valë zemërimi në rradhët e përfaqësuesve më në zë të shtypit shqiptar që guxuan ta konsiderojnë Kryeministrin të paaft që mban qëndrime skandaloze.

Drejtues të rëndësishëm të medias në vend dhe përfaqësues të Organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve e konsiderojnë si të paralajmëruar progresin e ulët të lirisë së medias në Shqipëri.

Çipa kritikon Kryeministrin, i kujton RTSH-në

Aleksandër Çipa: Kjo është një nga stanjacionet më të tmerrshme të realitetit mediatik shqiptar që nuk po ndryshon asgjë. Ka një frustrim të gjithkujt, të gjithë aktorët që janë brenda kësaj skene mediatike janë të frustruar.

Armand Shkullaku: Progresraporti ishte i pritshëm. Ne kemi vënë re një lloj sjellje me dy standarte të Qeverisë. Kanë gjuhë dhe një formë që mundohet ta paraqesë situatën rozë, sikur Qeveria nuk ndërhyn. Dhe nga ana tjetër nxitet një lloj frymë denigruese për median.

Ylli Rakipi: Duhej një vlerësim akoma dhe më i ulët. Nëse progresi përcakton sjelljen jo të mirë të disa prej politikanëve, duhet të themi që në krye të kësaj liste është kryeministri Rama, i cili është Kryeministri më arrogant që nga viti 1912 besoj deri sot me median.

Por përtej progresraportit, ajo çka shqetësoi median në Shqipëri përveç të tjerash ishte dhe kjo deklaratë e Kryeministrit.

Edi Rama: Kemi ndërmarrë reforma të thella edhe pse rëndom të anatemuara nga “kënetat mediatike”. E përdorin median për të bërë shantazh, e përdorin median për të vënë gjoba.

Këtë qëndrim të shefit të Qeverisë, drejtuesit e medias e kritikojnë ashpër, duke e konsideruar deri edhe skandaloz.

Aleksandër Çipa: Unë do të reagoja shumë kritikshëm ndaj cilësimit dhe pohimit të Kryeministrit. Kryeministri Rama është ai politikan që erdhi në qeverisjen e vendit me misionin e zhbërjes së një media klienteliste, e reformimit të medias publike. Në këtë pikë ai është po aq i vonuar sa pararendësit e vet. Madje ka krijuar modelin më poshtërues të një media publike që mbetet në një gjendje të nderë.

Armand Shkullaku: Deklarata e Kryeministrit është skandaloze. Do të ishte e barasvlefshme sikur ne të gjithë këtu bashkë të themi atë që Edi Ramës nuk i pëlqen, që të gjithë politikanët janë hajdutë.Po ne çfarë duhet të themi? Që punojmë çdo ditë, mundohemi ta bëjmë punën tonë me ndershmëri dhe përkushtim dhe del Kryeministri pa iu dridhur qerpiku dhe na thotë që jemi të gjithë kënetë. Mendoj që ai e bën këtë për të zhvlerësuar rolin e medias në Shqipëri.

Ylli Rakipi: Vendin ku ne jetojmë zoti.Edi Rama po e kthen në një kënetë të madhe. Dhe po të hedhësh rrjetat në këtë kënetë, peshku i madh që kapet është Edi Rama, përfaqësuesi i kësaj kënete.Etika nuk ma lejon të them që Edi Rama është Kryeministri më budalla i shqiptarëve që nga viti 1912. Por them që është deri tani me performancën e vet, me punën e vet, është Kryeministri më i paaftë që nga viti 1912. Të merresh median në një kohë kur ti je personi që nga pika e mëngjesit deri dhe pas orës 24:00, tremb edhe foshnjet e sapolindura, që del në të gjitha mediat, në mënyrë sistematike. Del në media edhe kur shkon në banjo. Është e turpshme.

Por a ka media që po i bëjnë presion Kryeministrit, apo është media që po vihet nën trysni nga Qeveria?

Ylli Rakipi: Ka segmente të medias që i bëjnë presioin Qeverisë. Ditët e fundit ju keni parë në median e shkruar, ka akuza të drejtëpërdrejta edhe nga pjesë të medias që Edi Rama është në raporte me trafik influencash në pjesë të medias. U jep atyre benefite, që hapin tokën dhe u del uji poshtë. Një njeri që ka thënë gjëra krejt të tjera dy vjet më parë dhe bën gjëra të tjera sot. Duhet të vendosë gishtin, kush është media që ka shantazhuar Edi Ramën. Njerëzit e medias janë njerëz që kanë emrin e vet, kanë mediat e tyre. Edi Rama duhet t’u adresohet konkretisht. Nuk ka Kryeministër në botë që të hedhë fjalë të tilla në erë.

Armand Shkullaku: Dhe Kryeministri ka raste ku ndaj tij është ushtruar shantazh, presion apo gjobëvënie, siç i pëlqen atij ta thotë, mendoj se i ka të gjitha mundësitë që rastin ta denoncojë në Prokurori./ Ora News/

Kastriot Islami: Vajmedet kush e drejton këtë vend, më vjen turp

Në një postim në fb, Islami thotë se ky njeri i cili nuk ka lënë njeri pa sharë dhe ofenduar tani kërcënon dhe median me burg nëse do të flasin kundër tij.

Deputeti i PD-së, Kastriot Islami, ka komentuar vendimin e qeverisë për ta kthyer shpifjen në vepër penale që dënohet me gjobë dhe deri në 3 vite burg. Sipas Islamit, kryeministri Rama kërcënon mediat me burg nëse do të flasin kundër tij. Lexoni më poshtë reagimin e tij të plotë në Facebook.

“Më vjen TURP….Vajmedet kush e drejton vendin… Vajqamet…

“Qeveria-lagunë” shan dhe ofendon “median-kënetë”…!!!

Dhe nuk ka guxim të thote se kujt i drejtohet…

Rama i konsideron reagimet e studentëve “kakarisje”, ata i përgjigjen se Kryeministri është si “derr që ulurin”…

Rama si doktor Hajboliti gjen ilaçin për shërimin e kancerit: “Operacioni “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, siguron që kanceri nuk do të trashëgohet tek gjenerata tjetër…”…

Pasi ka sharë dhe ofenduar gjithë dynjanë, madje edhe në grup, miraton ligjin për “penalizimin e shpifjes”…gazetarët që tani e tutje do të jenë në burg…”, shkruan Islami në rrjetin social.

About The Author

Related posts