Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Meta: Për ndryshimet e reja në Qeveri

Meta: Për ndryshimet e reja në Qeveri

KMA NEWS/ Pasi përshëndeti raport-progresin e Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeparlamentari Ilir Meta iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve për ndryshimet në qeveri. A do të ketë një valë ndryshimesh në kabinetin qeveritar?

“Nuk mund ta them këtë, por pa asnjë diskutim që ky ndryshim për të cilin dua të falënderoj edhe një herë z. Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi, absolutisht do t’i shërbejë impulseve të reja jo vetëm përsa i takon reformës në drejtësi, jo vetëm përsa i takon rritjes të transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit, por edhe luftës korrupsionit dhe në këtë plan absolutisht që jam i bindur që është një lëvizje mjaft pozitive”, ka thënë Meta.

Gjerësisht në opinionin publik lëvizja Naço-Manjani është parë si shenjë force e shantazhi e Ilir Metës ndaj kryeministrit Edi Rama.

About The Author

Related posts