Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Organizata Islamike, thirrje për luftë kundër terrorizmit

Organizata Islamike, thirrje për luftë kundër terrorizmit

KMA NEWS/ Reagon edhe OIC pas ngjarjeve tragjike ne Paris. Organizata për Bashkëpunimin Islamik (OIC), që ka 57 vende anëtare, kërkoi sot një veprim ndërkombëtar konkret kundër ”terrorizmit, i shndërruar në armikun kryesor të njerëzimit”, pas atentateve vdekjeprurëse në Paris, përgjegjësinë e të cilave e mori përsipër grupimi xhihadist Shteti Islamik (ISIS).

”Dënojmë fuqimisht atentatet e urryera”, thuhet në komunikatën e rastit të sekretarit të përgjithshmë të OIC-it, Iyad Madani.

”Autorët u përpoqën të shkatërrojnë vlerat humane universale, përfshirë atë të lirisë dhe barazisë, të mbrojtura gjithmonë nga Franca”, thekson Madani.

”Ne dënojmë terrorizmin e të gjitha formave”, shton ai.OIC-i e ka qendrën në Xhedah, në perëndim të Arabisë Saudite

About The Author

Related posts