Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Patozi: Nga dje Qeveria ka një tjetër Kryeministër

Patozi: Nga dje Qeveria ka një tjetër Kryeministër

KMA NEWS/ Teksa dilnin nga Kryesia e Kuvendit, disa prej deputetëve janë pyetur nga gazetarët për ndryshimet në qeveri. Astrit Patozi ka thënë se në fakt nuk është ndërruar ministri i Drejtësisë, por Kryeministri.

“Dje ishte prova se ne kemi një qeveri të rrëzuar. Dje nuk është ndërruar minsitri i Drejtësië, por është ndërruar Kryeministri. Pra ne nuk kemi më kryeministër Edi Ramën, por Ilir Metën”- tha Patozi.

Deputetët Fino e Peza duket se janë të ngopur me “impulset e reja”.

“Unë jam kundër ndryshimeve në qeveri. Është mendimi im personal Qeveria ecën shumë mirë. Janë cështje personale të individëve që japin dorëheqje”, ka thënë Bashkim Fino.

Ndërsa Alfred Peza është shprehur: “Impulset janë gjithnjë në lëvizje, kështu që do ketë gjithnjë impulse”.

About The Author

Related posts