Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Pijet që ushqejnë trurin dhe përmirësojnë kujtesën

Pijet që ushqejnë trurin dhe përmirësojnë kujtesën
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS/ Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur të harroni ku i keni lënë çelësat ose nuk keni mundur të mësoni më shumë se një fjali, ndoshta është koha ta ushqeni trurin tuaj me njërën nga pijet të cilat e përmirësojnë kujtesën.

– Kafja: Përveç se konsumimi i kafes ka kaluar në traditë pa të cilën nuk mundemi, kjo pije e shijshme është antioksidant i përkryer. Dhe kafeina si përbërës kryesor i saj mund ta përmirësojë kujtesën. Një filxhan ose dy maksimum tre në ditë e zvogëlon rrezikun nga sëmundja e Alzhajmerit, diabetit dhe sëmundjet e zemrës.

– Lëngu nga panxhari: Lëngu i kuq i errët i kësaj rrënje është shumë ushqyes. Një gotë lëng panxhari në ditë e ruan shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe e përmirëson qarkullimin. Panxhari në mënyrë drastike mund ta zvogëlon tensionin e lartë të gjakut si dhe të zmadhojë qarkullimin e gjakut në tru. Qarkullimi i mirë i gjakut do të thotë edhe funksionim më i mirë dhe njëherë edhe kujtesë më e mirë.

– Çaji: Të gjithë ata të cilët nuk e preferojnë kafen tek çaji mund ta kërkojnë pijen e tyre për kujtesë më të mirë. Është e vërtetuar se teina e cila gjendet në çajin e zi, gjelbër ose të bardhë e stimulon trurin dhe në atë mënyrë e zmadhon aftësinë për të mbajtur mend më shumë, e forcojnë koncentrimin, motivimin dhe durimin.

– Lëngu i mollës: Molla gjithmonë është e njohur si frutë i shëndetshëm por dhe është e vërtetuar se ndihmon edhe për një kujtesë më të mirë. Lëngu i mollës e zmadhon prodhimin e neurotransmetuesve themelore në tru, që rezulton me memorie më të mirë.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts