Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Po, Berisha ka të drejtë, jetojmë ende në kohën e tij

Po, Berisha ka të drejtë, jetojmë ende në kohën e tij

KMA NEWS

Nga Andi Bushati

Duke sfiduar me cinizëm 1 milionë votat që e rrëzuan nga pushteti dy vite më parë, Sali Berisha ia ka përplasur dje kundërshtarëve socialistë, duke i thënë se ata vazhdojnë të jetojnë në kohën e tij. Përpos mendësisë moniste të Berishës, që e lidh një kohë me emrin e politikanit që udhëheq, përpos faktit se ai i referohej deputetëve dhe kryeministrit që merren gjithë kohën me të, ai ka të drejtë. Fatkeqësisht, jetojmë ende në kohën e Sali Berishës.

Jetojmë në kohën e tij, sepse sot nuk ka fajtorë për të vrarët e 21 janarit. Jetojmë në kohën e tij, sepse gjysma e qeverisjes është ajo që ka qeverisur mandatin e dytë të PD-së. Jetojmë në kohën e tij, sepse biznesmeni i Gërdecit, si pasojë e gafave të të cilit u vranë 26 vetë, sot si pakukush është në klientët e zgjedhur të Edi Ramës, të cilit i firmos leje ndërtimi.

Jetojmë në kohën e tij, sepse firma e Berishës për të shkatërruar Lagunën Blu, sot përdoret si alibi nga pasardhësi i zhytur më keq në korrupsion. Jetojmë në kohën e tij, sepse Rama nuk pati forcë ti shkojë deri në fund vjedhjes në CEZ-n pasi u kap edhe vetë.

Jetojmë në kohën e tij, se sot shumë nga koncesionet e klientëve të pushtetit të djeshëm që u tha se do të rishikoheshin, po vazhdojnë të mbretërojnë. Jetojmë në kohën e tij, sepse sot paratë e tenderave të pushtetit i marrin ose miqtë e Ramës ose miqtë e Berishës që rrinë gjithnjë në oborrin e kryeministrit.

Prandaj Berisha ka të drejtë të tallet. Prandaj ai mund të luajë me bandën e deputetëve të së majtës duke i thënë se mbetet obsesioni I tyre. Ne jetojmë në kohën e Berishës sepse ai jo vetëm është shëndoshë e mirë, pas të gjitha krimeve që bëri, por ai vazhdon të ketë ende një pjesë të madhe të pushtetit ekonomik, që e thuri me aq mjeshtëri familja e tij.

Ne jetojmë në kohën e tij, sepse një milionë shqiptarët që votuan kundër, u treguan fare moskokëçarës për të menduar se duke shkulur atë, po e zëvendësonin fatkeqësisht me një kopje të ngjashme. E në këtë rast, tani Berisha nuk tallet më me Ramën. Por me këta një milionë shqipëtarë që kujtuan se po ndryshonin historinë.

About The Author

Related posts