Gusht 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Policia liron 8 studentët që qëlluan kryeministrin Rama

Policia liron 8 studentët që qëlluan kryeministrin Rama

Pas gati 8 orësh të mbajtur në ambientet e policisë, janë liruar 8 studentët që u ndaluan pasi akuzohen se qëlluam me vezë kryeministrin Rama. Ata thanë se kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe se procedimi ndaj tyre do të zhvillohet në gjendje të lirë. Mbështetës të shumtë qëndruan para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Studentët e ndaluar ishin: Klodi Hoxha, Bora Mema, Liri Kuçi, Anita Lushi, Viki Çipi, Dardan Konjufca, Valton Marku dhe Durim Jasharaj.

Më herët në përkrahje të tyre u bashkuan dhe studentë të të tjerë, të cilët janë kundër ligjit për reformën në arsimin e lartë. Ata kanë bërë thirrje për tu grumbulluar sa më shumë studentë deri në lirimin e shokëve që janë shoqëruar nga policia.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të studenteve të arrestuar”,- thuhet në një njoftim në Facebook të organizatës së studentëve.

About The Author

Related posts