Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Policia: Nuk ka patur zjarr në laboratorin e kriminalistikës

Policia: Nuk ka patur zjarr në laboratorin e kriminalistikës

KMA NEWS/ Drejtoria e Përgjitshme e Policisë së Shtetit ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD –së, Lulzim Basha se Laboratorit të Kriminalistikës i është vënë qëllimisht zjarri për zhdukjen e disa provave të drogës. Policia thotë se “rreth orës 02.15  në një nga shesh pushimet në katin e dytë të godinës së laboratorit kriminalistik, njëri prej neoneve të ndriçimit ka bërë masë elektrike ku për pasojë janë djegur telat që furnizojnë ndriçimin e shesh pushimit”. Sipas saj “asnjë nga laboratorët nuk ësht dëmtuar nga zjarri dhe përveç djegies së neonit dhe telave që furnizojnë me energji nenonin në shesh pushim nuk ka asnjë dëmtim tjetër. Asnjë prej sallave të laboratorit nuk është prekur nga zjarri.” Sipas kryetarit të PD –së zjarri ishte vënë qëllimisht në laborator për të zhdukur provat e operacioneve të fundit kundër drogës.

About The Author

Related posts