Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Progres-raporti, Berisha: Rama e ngeli Shqipërinë në klasë

Progres-raporti, Berisha: Rama e ngeli Shqipërinë në klasë

KMA NEWS/ Pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ka reaguar ish-kryeministri Berisha. Ai thotë se Edi Rama e la vendin në klasëë, pasi nuk do të ketë raport tjetër në pranverë dhe nuk ka hapje të negociatave.

Sot Shqipëria, de fakto është i vetmi vend në rajon, që nuk hap dot negociatat me BE. Ajo mjerisht është peng i një njeriu të vetëm, është peng i Edi Ramës! Kjo sepse: Edi Rama, duke mos votuar tre ligjet në Parlament dhe për marreveshjen korruptive me ÇEZ, bllokoi dy herë me rradhë, dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat. Kredencialeve të tij për integrimin nuk iu beson njeri! Edi Rama, me lidhjet e tij direkte personale me krimin, futjen e vrasësve, trafikantëve, përdhunuesve, pengmarrësve në Parlament dhe të gjitha nivelet e administratës, ka ndërtuar në Shqipëri, si në asnje vend tjetër, regjimin e banditokracisë, sundimit të bandave”- shprehet Berisha.

Sipas tij, Edi Rama nuk e do integrimin e vendit në BE, por kërkon pasurimin e tij dhe të klaneve familjare. Më tej Berisha bën thirrje që vetë qytetarët të marrin në dorë procesin e integrimit.

About The Author

Related posts