Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Salamina: Nxënsit shqiptarë festojnë festën e Flamurit

Salamina: Nxënsit shqiptarë festojnë festën e Flamurit

KMA NEWS

Nga Luiza Muho

Në kuadër të festimeve të ditës së flamurit kombëtar dhe çlirimit të atdheut, edhe në Salamina të Greqisë, u festua thjeshtë dhe në mënyrë shumë patriotike festa e flamurit. Por ndrysh nga vendet e tjera, në Salaminë pervjetorin e 103-të të ngritjes së flamurit e kanë festuar nxënsit shqiptarë që mësojnë gjuhën e bukur shqipe në qytezën e bukur ku pjesa dërmuese e popullësisë përbëhet nga arvanitas. Nxënsit shqiptarë, fëmijët tanë të mrekullueshëm, u dhuruan prindërve të tyre, ne mësuesve, e ndoshta kujtdo që i shikoi, një atmosferë të ngrohtë festive, duke promovuar kulturën e vyer kombëtare e duke demostruar një patriotizëm të flaktë, jo fallco siç ndodh rëndomtë në disa raste me individ dhe organizma të ndryshme.

salamina 2Megjithëse flamuri i bukur kuqezi u valvit dhe qëndroj krenarë në mes të Saëaminës, nga shteti shqiptar nuk u ofrua asnjë ndihmë, asgjë nga shteti ynë…! As një flamur për shkollat shqipe jashtë Atdheut, asnjë bluzë e kuqe për fëmijët, asnjë fotografi të Ismail Qemalit, ose të ndonjë patrioti tjetër…! Ne mësueset e Salaminës, ku punojmë vullnetarisht për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe falenderojmë shumë, veprimtarët e palodhur të tillë si Veis Gjoka, Gusmar Labëri, si dhe prinderit e nxënësve për bashkëpunimin e shkëlqyer që patëm për të realizuar këtë veprimtari në kuadër të Festës sonë Kombëtare. Gjithashtunjë falenderim i veçant shkon edhe për këngëtaren e talentuar Teuta Pango Zhapa dhe grupin polifonik lab, “Fllad Labrie”, që na krijuan një atmosferë tepër festive dhe patriotike me këngët e bukura shqiptare.

Luiza MUHO, Drejtoresha e Mësimit të Gjuhës Shqipe Salamina

VANI2359berti

salamina 4salamina 3

 

About The Author

Related posts