Tetor 23, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Selia e kryeministrisë rrethohet me policë, studentët nisën protestën

Selia e kryeministrisë rrethohet me policë, studentët nisën protestën

KMA NEWS/ Dhjetëra policë rrethuan godinën e kryeministrisë, ndërsa studentët nisën protestën e tyre kundër ligjit për arsimin dhe kundër dhunës policore. Përveç studentëve, në protestë janë edhe shumë pedagogë që janë pozicionuar kundër ligjit për arsimin e lartë. I njëjti grupim studentësh që proteston sot, qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama disa ditë më parë. 8 prej tyre, 6 vajza dhe 2 djem u shoqëruan në polici. Edhe sot thirrjet e studentëve kanë kujtuar pikërisht këtë ngjarje kur thërrisnin: Me vezë, me vezë, studenti do t’ju presë!

Arlind Qori në protestë: Ta quash Edi Ramën derr, fyen derrin!

Komenti që Edi Rama bëri për studentët pasi u qëllua me vezë, e mori përgjigjen gjatë protestës, ku ishin mbledhur disa qindra.

“Vajzat që e qëlluan me vezë, ai i quajti pula që kakarisin. Kam menduar gjithë këto ditë që kryeministri meriton të quhet një derr, një derr që hungërin me propagandën e tij agresive, por nuk do ta quaj ashtu. Nuk do ta quaj ashtu, sepse fyej derrin” ka thënë Arlind Qori, një nga pedagogët në Universitetin e Shkencave Sociale, njëkohësisht organizator i protestës së studentëve përballë kryeministrisë.

Gjatë një interviste në “Top Story”, kryeministri Edi Rama e komentoi në këtë mënyrë, sulmin me vezë nga studentët.

“Besoj që është një kakarisje normale për një vend të lirë dhe nuk ka asnjë problem. Sigurisht që nëse do të më duhet të bëjë një interpretim, do bëjë interpretimin që deri dje për shkak të një kufizimi të madh, as e imagjinonte njeri që mund të bënte një akt të tillë; sot mund ta bëjë. Është një hap i madh përpara.”

 

About The Author

Related posts