Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Studentët protestojnë në Tiranë, Rama u përgjigjet nga Durrësi

Studentët protestojnë në Tiranë, Rama u përgjigjet nga Durrësi

KMA NEWS/ Teksa studentë të Lëvizjes për Universitetin protestuan sot kundër ligjit të ri të arsimit të lartë, kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje nga Durrësi, ku po merrte pjesë në një takim, për prezantimin e arritjeve të qeverisë. Ai tha se reforma e re në arsimin e lartë është një mundësi që universiteti të kalojë në një shkallë më të lartë, ndërsa vuri theksin te mbyllja e disa universiteteve private.

“Nuk kemi arritur të kemi universitete më të mira, po ta kishim arritur për dy vjet duhet të merrnin me siguri drejtimin e botës, por kemi arritur të pastrojmë një tumor të madh, tumorin e universiteteve private që ishin fabrika diplomash, gjithashtu edhe një sistem të tërë të cilit do ja shihni hajrin që të gjithë, edhe ata që që sot janë të bindur se është e duhura. Është një mundësi që universiteti të kalojë në një shkallë të re”,­ tha Rama.

About The Author

Related posts