Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Sulmi me vezë ndaj Ramës, Policia e Tiranës jep sqarime për studentët e ndaluar

Sulmi me vezë ndaj Ramës, Policia e Tiranës jep sqarime për studentët e ndaluar

KMA NEWS/ Pas shoqërimit në polici të 8 studentëve që qëlluan me vezë kryeministin Rama, ka reguar Policia e Tiranës përmes një komunikate për mediat, ku thotë ndër të tjera se ka shkuar në ndihmë të Gardës së Republikës. Nga ana tjetër policia mohon akuzat për ushtrim dhune ndaj studentëve. Më poshtë deklarata e plotë e policisë:

“Policia e Tiranës ka shoqëruar 8 persona pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme, ku disa të rinj kanë qëlluar me objekte të ndryshme në drejtim të mjetit të Kryeministrit të Republikës”. Në zbatim të ligjit, Policia ka ndërhyrë menjëherë, së bashku me forcat e Sigurisë së Gardës së Republikës duke shoqëruar studentët në rajonin më të afërt.

Pas kësaj, 8 të shoqëruarit, janë dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore ku po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Sqarojmë publikun se nga Policia e Shtetit nuk është keqtrajtuar askush, si dhe përgënjeshtrojmë çdo pretendim të cilësdo Partie politike që akuzon Policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Policia e Tiranës ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve.

Theksojmë se gjatë shoqërimit nuk është përdorur në asnjë moment dhunë fizike.

Policia e Shtetit ka bërë detyrën, edhe në kushtet kur ndaj punonjësve të policisë që po bënin ndalimin e studentëve, disa të rinj u përpoqën fizikisht t’i ndalonin të zbatonin ligjin.

Ndërkohë po vijon marrja e tyre në pyetje deri në sqarimin e plotë të gjithë rrethanave të incidentit.

Policia e Shtetit thekson angazhimin për të garantuar të drejtat dhe liritë e çdo qytetari, përfshirë edhe qytetarëve që duan të protestojnë, por kjo mund të bëhet vetëm duke respektuar ligjin.

Shkelja e pretenduar e të drejtave, nuk bëhet kurrë duke shkelur ligjin”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.

About The Author

Related posts