Dhjetor 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Tregimi i vajzes qe shpetoi duke bere si e vdekur mbi trupat e te vdekurve

Tregimi i vajzes qe shpetoi duke bere si e vdekur mbi trupat e te vdekurve

KMA NEWS/ Një vajzë e diplomuar, nga Afrika e Jugut, e ka përshkruar në detaje të gjalla se si ajo u bë si e vdekur për më shumë se një orë pasi persona të armatosur hapën zjarr në sallën e koncerteve Bataclan dhe shikonin kush ngrinte koken duke e qelluar perseri.

Duke shkruar në Facebook, Isobel Bowdery ka thënë:

“Nuk ishte vetëm një sulm terrorist, ishte një masakër. Dhjetëra njerëz u pushkatuan para syve të mi. Pishina të gjakut mbushën dyshemenë. Klithmat e meshkujve të rritur që kishin të dashurat e tyre si kufoma përshkuan vendin ku më herët dëgjohej muzika.

E tronditur dhe vetëm, kam pretenduar të jem e vdekur për më shumë se një orë, shtrirë në mesin e njerëzve të cilët mund të shihnin të dashurit e tyre që nuk lëviznin. Mbaja frymën time duke u përpjekur që të mos lëvizë, të mos qaj duke mos u dhënë atyre burrave frikën që ata deshën ta shohin. Unë kam qenë tepër me fat për të mbijetuar. Por shumë vetë nuk e arritën dot. Njerëzit që kishin qenë atje për të njëjtat arsye si unë – për të shijuar një mbrëmje të së premtes ishin të pafajshëm”- ka vazhduar ajo rrëfimin prekës.- Fillimin e armeve e kuptuam si pjese skenari te shfaqjes, kur i degjuam ne fillim, por me pas ku pashe gjak, njerez qe binin ne toke duke uluritur e kuptova se nuk ishte skenar, por lufte”.

Isobel përshkroi se si persona të armatosur kanë shtënë në turmë “pa ndonjë konsideratë për jetën e njeriut”, pas hyrjes në sallën e koncerteve ku po performonte grupi rok Eagles of Death Metal.

Ajo fillimisht kishte ngatërruar armën e zjarrit si “pjesë e shfaqjes”, por me pas ajo e kuptoi tmerrin e vërtetë të asaj që po ndodhte kur pa trupa njerëzisht se si po rrëzoheshin përtokë. – Nje tmerr qe as ne filma nuk e kam pare- thote ajo.

About The Author

Related posts