Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Trondite Athina: Bombë në qendër të kryeqytetit

Trondite Athina: Bombë në qendër të kryeqytetit

KMA NEWS/ Një shpërthim me bombë ka ndodhur në të gdhirë të ditës së sotme në qendër të Athinës. Nga shpërthimi i cili ndodhi rreth orës 03.30 minuta raportohet se veç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz. Sipas policisë e cila ka mbledhur të gjitha videot e ambienteve për rreth vendit të ngjarjes dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët, përjashtohet mundësi e një sulmi terrorist të frymzuar nga ISIS. Dyshimet janë se atentati u pergatit nga një organizatë e ekstremit të majtë dhe e tipit anarkist. Në shënjestër ishte godina e dhomës së industrialistëve grekë SEB. Sipas provave të grumbulluara nga policia, deri më tani behet fjalë për dy persona të cilët kanë vendosur bombën para ndërtesës së SEB, ku fare pranë sajë ndodhet edhe Ambasada e Qipros. Megjithse Ministri Alternativ i Mbrojtjes së Qytetarëve Nikos Toskas, kishte dhënë urdhër për ruajtjen e ambasadave nga efektivë të policisë, por në orën e shpërthimit pranë ambasadës qipëriote nuk ndodhej asnjë polic. Për një kohë të shkruetër u mbyll e gjithë qendra e Athinës. Hetimet janë në vazhdim nga Agjencia kundër terrorizmit e cila po vazhdonë të mbledhi të dhëna mbi autorët e sulmit, ndërsa pritet marrja e përgjegjësisë nga organizata e cila vendosi bombën, ku do të hidhet dritë më shumë mbi zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë policia ka grumbulluar sendet e gjetura në vendngjarje dhe po vazhdonë hetimet për zbulimin dhe prangosjen e autorëve. Asnjë organizatë deri më këto momente nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtij atentati.

 

About The Author

Related posts