Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ram dhe Meta takim në selinë e kryeministrit

Ram dhe Meta takim në selinë e kryeministrit

KMA NEWS/ Megjithë heshtjen e Metës në lidhje me protestën e opozitës që u zhvillua me 8 dhjetor kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta kanë vijuar sërisht takimet mes tyre, ku sot  sapo kanë nisur një  takim në selinë e kryeministrit.

Në takim janë dhe ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. gjithashtu mësohet se në takim janë dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ai i LSI Petrit Vasili dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe. Nga burime brenda takimit informohet se pjesë e diskutimeve është projektbuxheti i vitit 2016

Pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kërkoi të rishikohet buxheti i disa bashkive të vendit dhe të kishte më shumë vëmendje buxheti i ministrisë së Shëndetësisë.

Por nuk është vetëm buxheti çështja që mund të diskutohet. Dy ditët e fundit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nisjen e punës për reformën zgjedhore. Një nismë që gjithmonë ka pasur përplasje në klasën politike për shkak të problemeve që kanë zgjedhjet në vend.

Ndërkohë, temë kryesore në marrëdhëniet PS dhe LSI mbetet nevoja për rifreskimin e kabinetit qeveritar.

About The Author

Related posts