Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Athinë: Meimaraqis dhe Miçotaqis në raundin e dytë të zgjedhjeve për kreun e Demokracisë së Re

Athinë: Meimaraqis dhe  Miçotaqis në raundin e dytë të zgjedhjeve për kreun e Demokracisë së Re

Kanë përfunduar dje në mbrëmje votimet për të zgjedhur drejtuesin e ri të partisë Demokracia e Re, por pa përcaktuar një fitues, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur shifrën e duhur atë të mbi 50%. Vangelis Meimarakis dhe Qiriakos Micotaqis do të jetë dyshja që do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve për kreun drejtues të partisë së qendrës së djathtë demokrati, Demokracia e Re,  që do të mbahet më 10 Janar.

Ish kreu i kuvendit dhe drejtuesi i komanduar i partisë  z Meimaraqis u radhit i pari duke siguruar mbi 40% të votave, i ndjekur nga konkurenti tjetër  Miçotaqis i cili grumbulloj mbi 30% të votave. Ndërkohë që në vendin e tret u radhit Apostolis Xhixhikosta me 20% dhe në vendin e katër kanditati problematik Andonis Giorgiadhis.

Ajo që ra në sy në këto zgjedhje ishte pjesëmarrja e gjërë e votuesve, ku morën pjesë mbi 400 mijë veta, gjë që u përkthye nga kandidatët si një mesazh për kryeministrin Cipras se, “demokracia është gjallë dhe nuk do të luaj vetëm në skenën politike.

 

 

About The Author

Related posts