Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Basha: Në janar nis aksioni në rrugë dhe sheshe. Protesta e opozitës para kuvendit

Basha: Në janar nis aksioni në rrugë dhe sheshe. Protesta e opozitës para kuvendit

KMA NEWS/ Mbështetës dhe simpatizantë të Partia Demokratike kanë nisur sot protestën e radhës kundër qeverisë. Kjo është protesta e 3-të e opozitës brenda një harku kohor prej 2 javësh që prej protestës së 8 dhjetorit përpara kryeministrisë dhe asaj të 17 dhjetorit përpara Parlamentit.

Basha: Në janar nis aksioni në rrugë dhe sheshe

Kreu i Partisë Demokratike tha sot gjatë protestës së zhvilluar nga të rinjtë e PD-së se në muajin janar do të nis aksioni kombëtar antikorrupsion. Basha u shpreh se PD-ja është partia që ka një mision historik për ndaljen e korrupsionit dhe keqqeverisjes. “Nga 1 Janari shqiptarët do ta luftojnë korrupsionin në rrugë, në sheshe dhe kudo”.

Në fjalimin e tij, Basha ju drejtua të rinjve dhe studentëve. Ai premtoi se vendimi i parë që do të marrë qeveria e PD-së, pas ardhjes në pushtet, do të jetë anulimi ligjit për Arsimin e Lartë.Protesta e sotme drejtohet nga të rinjtë e PD.

Ndërkaq, protesta zhvillohet në një kohë kur Parlamenti do të zhvillojë seanca e fundit plenarë për këtë vit.Protesta fillimisht ishte parashikuar që të zhvillohej si një dubim masiv përpara kryeministrisë, por plani i demokratëve ndryshoi duke e kthyer atë në një protestë kryesisht të rinjsh.Përfaqësues të kësaj force politike nga selia blu i kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve që ti bashkohen protestës së sotme përpara Parlamentit.

Masat e marra nga policia

Ndërkaq, nga ana e policisë së shtetit janë marrë masat për mbarëvajtjen sa më mirë të protestës.

Kështu duke filluar nga ora 01:00 e mëngjesit të ditës së hënë nuk lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të protestës në rrugët e mëposhtme:

1. Rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha”

2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit (nga e Ish Hotel Dajtit deri te kryqëzimi i rrugës “Murat Toptani”

3. Rruga “Abdi Toptani” ( drejtoria e Burgjeve)

4. Rrugica prane Infosoft tek ish-PD.

Gjithashtu në këto segmente rrugore, rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha” dhe rruga “Abdi Toptani” nuk do te lejohet kalimi i automjeteve duke filluar nga ora 08:00 deri në përfundimin të aktivitetit.

Rruga “Murat Toptani” për arsye sigurie do të jetë e bllokuar për qytetarët dhe protestuesit.

Policia thotë se do të ketë devijim të trafikut në shumë segmente rrugore.

Protesta e demokratëve është hapur me fjalën e kreut të FRPD, Belind Këlliçi. Ky i fundit tha se kryeministri duhet të largohet për shkak të ligjit të Arsimit të Lartë, i cili ia ka bërë të kushtueshëm universitetin studentët.

Edhe këtë radhë, protestuesit kanë nisur të hedhin tymues dhe shashka në oborrin e Kuvendit, ndërsa në duar kanë mbajtur parrulla për disa ministra duke u vendosur edhe epitete. Tubimi i fundit për këtë vit është planifikuar të drejtohet nga të rinjtë e PD-së, ndërsa kreu i demokratëve pritet të mbajë fjalën përfundimtare.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shpërndarë një njoftim për shtetasit e saj në Tiranë ku shkruan se ata duhet t’i shmangen vendit të protestës. “Rrini larg vendit ku zhvillohet protesta pasi mund të kthehet në konfrontime” – shkruan ambasada.

About The Author

Related posts