Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Berisha-Ramës: Mos ja mbath me 8 dhjetor. Basha: Protesta fillimi për rrëzimin e qeverisë Rama

Berisha-Ramës: Mos ja mbath me 8 dhjetor. Basha: Protesta fillimi për rrëzimin e qeverisë Rama

KMA NEWS/ Protesta që ka thirrur Partia Demokratike më 8 Dhjetor ka për qëllim të shndërrohet në një pikënisje drejt zgjedhjeve të parakohshme. Të paktën ky është objektivi që kryetari Lulzim Basha shpjegon në një intervistë për Top Channel. Ai beson se një pjesëmarrje masive të martën do të hapë rrugën për krijimin e një qeverie teknike. Sipas Bashës, protesta e 8 dhjetorit është fillimi i përballjes pa kthim për largimin e qeverisë “Rama”.

“Pjesëmarrja masive dhe popullore në këtë protestë e të gjithë atyre që nuk pranojnë më qeverinë e Edi Ramës dhe 40 hajdutëve si përfaqësuese të interesave të tyre është sinjali më i qartë, është vula se kësaj qeverie i kanë mbaruar ditët, i ka mbaruar koha” – tha Basha.

Basha u pyet se edhej Rama kur ishte në opozitë organizoi protesta të shumta, por nuk e çoi dot vendin në zgjedhje. “Pyetja që shtrohet është: a është në gjendje qeveria e Edi Ramës të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Përgjigjja jonë është jo! Kjo qeveri nuk ka asnjë shans të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme! Prandaj ka ardhur koha për një qeveri teknike, e cila në radhë të parë të nisë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit” – tha kreu i opozitës.

A e ka fituar Basha besimin e qytetarëve në krye të opozitës? “Ky është një proces në vazhdim. Por fitimi i besimit të qytetarëve nuk është një proces abstrakt, ai matet nga betejat që lufton opozita dhe nga arritjet”.

Basha përmend edhe Blushin, por kritikat e tij i sheh të frymëzuara nga opozita.

“…kemi Blushët me shokë që dalin e këndojnë këngën e opozitës me një partiturë tjetër muzikore, ky mendoj se është frymëzimi më i madh. Një opozitë që frymëzon kundërshtarin, një opozitë që frymëzon dhe vetë kryeministrin, që ndonëse në arratinë e tij kaotike nuk di se ç’kopjon, tregon se opozita ka qenë dhe është në rrugë të mbarë” – tha ai.

Çfarë do të ndodhë më 9 dhjetor, një ditë pas protestës?

Basha thotë: “Vazhdon, vazhdon përballja. Vazhdon përballja derisa qeveria të pranojë realitetin që nuk është më përfaqësuese legjitime e qytetarëve shqiptarë. Më 8 dhjetor gjithë ditën, më 9 dhjetor, më 10, më 11, më 12, derisa qeveria ta kuptojë se përfaqëson interesat e një grupi njerëzish që po majmen në kurriz të shqiptarëve dhe që shqiptarët nuk e duan më këtë qeveri dhe janë të vendosur të shkojnë drejt zgjedhjeve të reja” – tha ai.

Sipas Lulzim Bashës zgjedhja që shqiptarët bënë më 23 qershor e çoi vendin në humnerë.

“Ju e mbani mend arrogancën e kryeministrit kur fliste për 1 milionë shuplaka? Erdha – thoshte – me 1 milionë shuplaka. 1 milionë shuplaka këtu, 1 milionë shuplaka aty. Sot është koha për të gjithë shqiptarët e zhgënjyer e të braktisur nga ky kryeministër, që i konsideroi që në fillim shuplaka dhe jo njerëz me halle e probleme për t’u zgjidhur, që të bëjnë bilancin e tyre”.  Nderkohe ish kryeministri, Berisha i drejtohet kryeministrit aktual Edi Rama se ” Mos ik me 8 dhjetor, mos ja mbath me 8 dhjetor, por rri ne zyre!” Kjo thirrje e Berishës, duket si një paralajmerim i fortë që lë vend për dyshime se mund të tentohet edhe hyrja e protestuesve në selinë e kryeministrit !

About The Author

Related posts