Shtator 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Drejtësia e lekut dhe e të fortit, xhungla albanistaneze

Drejtësia e lekut dhe e të fortit, xhungla albanistaneze

KMA NEWS

Nga Genta KALOÇI

Në një afro 6- vjeçar të jetesës sime në qytetin e Tiranës e kthyer nga Anglia, përvoja ime në këtë realitet ka qenë e shumëllojshme. Në periudhën e parë të qëndrimit tim u përballova me problematika të ndryshme, shkelje flagrante të ligjit nga njerëz që përfaqësonit dhe vendosnin ligjin dhe nga ana tjetër një turmë që pranonte gjithçka me shprehjen:- kështu është këtu, do mësohesh, do të të kaloj.

Të gjithë më pyesnin përse u ktheva, përse erdha në një vend ku drejtësia shitet e blihet, vendoset nga i forti dhe paguhet vetëm nga i dobti i shoqërisë. Në komunikimet e përditshme nga bashkëqytetar vija re nervozizmin e tyre, që rridhte nga presioni i padrejtësisë së ushtruar prej vitesh ndaj tyre dhe ata të pashpresë të merrnin atë që u takonte.

Përpjekjet për punë ishin gjatë gjithë kohës dhe nëpër zyrat e Administratës më prisnin e përcillnin si diçka jashtëtokësore, më kujtohen fjalët e një zv. Drejtori te përgjith policisë i cili në komunikimin që kishim ishte; Këtu rrogat janë rroga administrate shumë të vogla, më mirë është jashtë ose në sektorin privat ndërkoh që profili im ishte për atë sektor, dhe unë që i them për të njëjtën arsye që punoni dhe ju për një rrogë administrate.

Fillova punë në sistemin e burgjeve si psikologe ku koncepti i punonjësit social ishte baraz me atë të psikologut. Një situatë e rëndë për të përshkruar gjendjen në sistemin e burgjeve dhe drejtësisë. Me kalimin e kohës fillova të futesha thellë në problematikat e këtij sistemi jo funksional në mënyrën se si funksiononte.

Të dënuarit nëpër IEVP të ndryshme në bisedat që bëja me ta duke ngritur dhe fituar besimin dita ditës më tregonin, rrëfenin për pagesat e ndryshme ndaj drejtorave të ndryshëm dhe ndaj gjyqtarëve.

Skema e funksionimit të këtij mashtrimi korrupsioni funksiononte në këtë mënyrë. 1.Drejtorët e IEVP të ndryshme nëpërmjet ndërmjetësve që janë shefi juridik dhe ai i sektorit social në disa raste merrnin pagesat në euro nga familjarët e të dënuarve për lejet e veçanta dhe vlerësimet pozitive për gjykatë.

Punonjësit social dhe psikologu ishte thjesht një rutinë ku nuk duhej të kalonte cakun e pyetjeve si je si kalon dhe msksimumi të pinin një çokollatë ose kafe të makinerive të vendosura në ambjentet e brendshme. Nëse mbaje një të dënuar më shumë se disa sekonda në një ambjent të monitoruar me kamera dhe nën vëzhgimin e policit të tërhiqej vëmendja për mungesë profesionalizmi dhe etike.

Presioni psikologjik ushtrohej nga policët, nga shefi dhe nga drejtori. Ku qëndronte qëllimi i kësaj sjelljeje, të dënuarit nuk duhej të ishin të qetë, duhej ti mbaje në një presion të vazhdueshëm nga të gjithë nënpunësit që të krijoheshin konflikte midis tyre, të jepeshin masa dënimi të cilat në vazhdim mund të fshiheshin ose të bëhej një tolerancë me këmbim leku.

Dosjet psikosociale janë një kosto e madhe për ne pasu nuk bëjn asnjë funksion përveç se shënime copy paste nga personeli pasi nuk të lejohet ti takosh dhe kur i takon polici i sillet psikologut më keq se tëi dënuarit. Gjithashtu ajo që të bën përshtypje është kur vetë të dënuarit pasi krijojn një lloj “besimi” profesional nga ana e psikologut ndjehen të lirshëm të shënojn numrin e celularit të tyre dhe kur pyet kolegët se çbëhet në raste të tilla përgjigja është shumë domethënëse; “Mos u ngatërro, mos fol dhe gjithçka do jetë mirë, do kaloj, akoma më ofenduese të këshillojn tu qëndrosh larg, ndërkoh që policia kalon celularë të modeleve të fundit me çmimin përkatës.”

Presioni nga policia për të mos folur me të dënuarit të lë të dyshosh në dy elementë, nëse vërtet bëjnë punën e tyre të sigurisë duhet të më lejojn dhe ne të kryejm atë funksion për të cilën paguhemi duke na dhënë siguri, por nëse presioni i vazhdueshëm ndaj tl dënuarve është i justifikuar ofendimet, presionet nëpër korridoret e IEVP janë të padobishme për asnjë palë, tregon një personel të paaftë, të pa trajnuar, sepse trajnimet janë vetëm për të mbushur dosjet, formale por nuk u jepet rëndësia e duhur.

Dhe së dyti do doja të kapja dhe pjesën e gjyqtarëve të cilët janë të pafajshëm deri sa të vërtetohet pafajësia e tyre. Skema me uljet e dënimit tremujore është një tjetër skemë fitimprurëse për gjyqtarët në vite me radhë, të cilët përfitojn nga personat që vuajnë dënimin e tyre në IEVP të ndryshme të vendit. I dënuari është një burim të ardhurash që nga momenti që arrestohet, e mjelin para për ti ulur dënimin, për shkallën e sigurisë, për transferim arsye të ndryshme personale familjare, për lejet, për celularë, për pije, drogë, për uljet e dënimit, për fshirjen e masave disiplinore(kjo bëhet për të pasur vlerësim pozitiv në gjykatë për uljet e dënimit).

I gjithë ky zinxhir i një rrethi viçioz që nëse je në sistem ke vetëm dy zgjidhje dhe rrugë, ose bëj sikur ske shqisat e shikimit dhe dëgjimit ose përfito sa më shumë sipas profilit, hapësirës mundësive, përndryshe je “armik i sistemit” siç ishin fjalët e njërit ngs drejtuesve të SHKB në Min e Drejtësisë me siguri ka lexuar dramën e Ibsen, Armiku i Popullit. Shumë probleme janë identifikuar gjatë kohës që unë kam qenë në sistemin e burgjeve, arroganca e policisë ndaj sektorit social, dhe futja e celularëve nga vetë shefat e policisë sepse të vetmit që futen në shumicën e rasteve pa u kontrolluar imtësisht, siç veprohet me nënpunësit civil.

Diskriminim i të dënuarve nga ana e policisë në IEVP vip-at dhe ata që futen në burg për vjedhje pusetash që përfitojn nga qëndrimi ushqimin dhe një strehë për të futur kokën. Sinqerisht flitet e përflitet për korrupsion dhe për të pastër në një sistem ku të gjithë janë të lyer, ata që i marrin ata që bëjn sikur nuk shohin në sajë të një shifre ose shkëmbim shërbini dhe ata që vërtet janë heronjtë e heshtur të kësaj katrahure që na ka lënë politika e viteve të fundit të një demokracie të stilit Albanistanez, ku leku dhe pushka i zgjidh problemin.

Dhe çuditërisht kemi nga ana tjetër ironinë e fatit, paradoksin shqiptar bjë opozitë që qahet për krimin dhe për nënpunësit që janë larguar me dosje të qendisura për në prokurori. Opozita e sotme si për çudi mbron nënpunësit e vetë brenda hapësirave kushtetuese që i jrp ligji i nënpunësit civil, shumë zhurm për asgjë pasi asnjë nuk është larguar nga puna pa u shoqëruar me dosjen që përmban shkelje administrative dhe juridike.

Ligji është për të mbrojtur si nënpunësin abuziv dhe atë që është që mund të jetë i pa kompromentuar në punën e tij. Asnjë nënpunës në asnjë sistem nuk ka pse të ketë frikë nga ligji nëse nuk ka arsye për të patur, nëse vërtet ka dosje personale që plotëson kriteret e duhura dhe të kërkuara nga ligji për pozicionin përkatës nuk ka nevojën e opozitës për tu mbrojtur, nëse nuk ka shkelje flagrante me ligjin për kompetencat dhe detyrat për të cilën është caktuar atëherë mbështetja është një flluskë sapuni nga ana e mazhorancës së djeshme dhe opozitës së sotme.

Nëse një shoqëri do të mbylli plagët e së djeshmes duhet të zgjidhi përfundimisht problemi me drejtësinë. Reformat në drejtësi janë A e një shoqërie pa të nuk mund të vendosësh kornizat e duhura për një shoqëri të civilizuar dhe ku fjala të jetë mjeti dhe arma e komunukimit dhe zgjidhjes së konflikteve të ndryshme. Uroj që të jetë fillimi i mbarë i një katërvjeçari ku gjyqtari ti shërbej ligjit dhe jo ligji gjyqtarit.

About The Author

Related posts