Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Fino: Veliaj s’mund të bëhet kryetar i PS. Reagon Dashamir Peza

Fino: Veliaj s’mund të bëhet kryetar i PS. Reagon Dashamir Peza

KMA NEWS/ Në projektligjin për qeverisjen vendore mazhoranca parashikon kufizimin e mandatit të kryetarëve të bashkive. Çdo i zgjedhur vendor do të ketë të drejtën të mbajë postin e kryebashkiakut jo më shumë se 3 mandate. Deputeti Fino, një nga të parët që kishte kërkuar kufizimin, tha gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve se do të ishte edhe më mirë nëse mandatet do të ishin vetëm dy. Fino kërkoi gjithashtu që kryetarët e bashkive, për aq kohë sa janë në funksion të kësaj detyre, të mos kandidojën për deputetë apo kryetarë të partive. Ai mori si shembull Erion Veliajn, duke thënë se nëse Veliaj do të kërkojë të jetë në krye të PS, atëherë në kryeqytet do të zhvilloheshin sërish zgjedhje vendore dhe kjo do të bënte që ai të mos respektonte votëbesimin e qytetarëve. Por ky qëndrim i Finos hasi në kundërshti të forta të deputetit Dashamir Peza. “Jam kategorikisht kundë. Nuk e kisha menduar se mund të ndodhte që unë të isha ndonjëherë kundër deputetit Fino, sepse e vlerësoj atë”, tha Peza. Zëri i Finos u shtohet disa të tjerëve në PS që e shohin Veliajn si njeriun që Rama ka projektuar për pauses të tij në krye të Partisë.

About The Author

Related posts