Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi shkeli Kushtetutën për Koço Kokëdhimën

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi shkeli Kushtetutën për Koço Kokëdhimën

KMA NEWS/ Gjykata Kushtetuese është shprehur sot për kërkesën e PD-së, për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Koço Kokëdhima. Por në vendimin e zbardhur Kushtetuesja bën me faj Kuvendin, pasi do të duhëj që ky i fundit t’ia niste kërkesën kësaj gjykate dhe jo Partia Demokratike.

Pra, fakti që Kuvendi e refuzoi dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të kërkesës për mandatin e Kokëdhimës, është në vetvete shkelje kushtetuese. Kjo do të thotë që tashmë Kuvendi do të duhet të zbatojë këtë vendim, duke e “dorëzuar” Kocon vetë në Kushtetuese. Vetëm të ndodhë kjo gjë, atëherë Gjykata Kushtetuese do të nisë të shqyrtojë nëse i duhet hequr apo jo mandati deputetit socialist. Më poshtë interpretimi i Gjykatës për nenin 70/4 të Kushtetutës:

Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

– Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima”.

– Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.

About The Author

Related posts