Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Meta uron PD për 25-vjetorin e themelimit

Meta uron PD për 25-vjetorin e themelimit

KMA NEWS/ Kryetari i Kuvendit Ilir Meta uroi sot Partinë Demokratike dhe Grupin e saj Parlamentar me rastin e 25-vjetorit të themelimit.

“Themelimi i Partisë Demokratike përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, sepse është e para parti opozitare që i hapi rrugë pluralizmit politik në vend.

Është përgjegjësia e të gjithë klasës politike sot në vend, partive politike dhe shoqërisë shqiptare në tërësi që të ndërmarrim reformat e nevojshme që do të afrojnë më tej Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushur ëndrrën e studentëve të Dhjetorit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa”,- shprehet Meta në mesazhin e tij.

About The Author

Related posts